E Diel, 1 Nëntor 2026

Injorimi i Kupës, Flamurtari fiton 11-0 me Bilishtin

/* */

Kupa e Shqipërisë njohu dje 16 skuadrat më të mira, të cilat do të ndahen në katër grupe me nga katër skuadra, por turi i parë eliminator prodhoi rezultate shumë të thella, madje të ekzagjerura, boll të kujtojmë se Flamurtari fitoi 11-0 me Bilishtin, duke u shënuar devollinjve 15 gola në dy takime.

Edhe Laçi fitoi 8-2 me Skraparin, ndërsa Tirana shpartalloi 7-1 Himarën. Tërbuni nuk u paraqit në Korçë për t’u përballur me Skënderbeun, duke humbur në tavolinë 3-0.

25 gola u shënuan në grupin A (pa Skënderbeun) dhe 38 gola në grupin B, ose 63 në total. Pas përfundimit të ndeshjeve të turit të parë, 16 skuadrat fituese të 16 çifteve, në turin e dytë do të ndahen në katër grupe (A, B, C, D) me nga katër skuadra, me të njëjtën skemë që funksionon dhe Liga e Kampioneve. Skuadrat do të përcaktohen me short. 

Ndeshjet do të luhen nga datat 19 tetor deri më 21 dhjetor. Finalja e edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet, më 17 maj 2012. Partizani është ekipi që e ka fituar më shumë Kupën e Shqipërisë, 15 herë, i ndjekur nga Tirana (14) dhe Dinamo (13).  
 
 

 
Kupa e Shqipërisë
Turi I, 28 shtator 2011
Ndeshjet e kthimit
 
GRUPI A
 
Skënderbeu- Tërbuni 2-1*
Shënim: Tërbuni nuk u paraqit në Korçë duke humbur 3-0 në tavolinë
 
Vllaznia–Butrinti 2-0 (3-2)
Shënues: Hajdari 5’, Sukaj 78’
 
Tirana–Himara 7-1 (3-0)
Shënues: Morina 12, 24’, 28’, 77’, Ferraj 50’, 69’, Duro 58’/ Çuçllani 78’
 
Kastrioti-Gramshi 2-1 (2-1)
Shënues: Tepshi 13’ Caca 80’/ Myftaraj 24’
 
Shkumbini–Burreli 7-0 (1-2)
Shënues: Çutra 12’, Lluca 15’, 58’, 75’, Xhyra 35’, A.Magani 54’, Balliu 56’
 
Pogradeci-Ada 2-0 (2-1)
Shënues: Eminhazeri 32’, Çela 61’
 
Kamza–Lushnja 1-0 (1-2)
Shënues: Oladotun 9’
 
Besa–Besëlidhja 2-0 (2-0)
Shënues: Dushku 2’, Çelhaka 67’
 
GRUPI B
 
Flamurtari–Bilishti 11-0 (4-1)
Shënues: Idrizaj 7’, 40’, 50’, Begaj 10’, 70’, Shtubina 30’, Bërkiç 56’, Shehaj 65’, 80’, Qejvani 75’, Xhani 90’
 
Laçi–Skrapari 8-2 (3-0)
Shënues: Hithi 27’, Ferra 65’, Marashi 70’, Selimi 75’, Emurllai 77’, 85’, 89’, 90+2’/ Killo
 
Bylis–Iliria 1-1 (6-1)
Shënues: Gega 57’/ Mitraj 72’
 
Teuta-Kukësi 3-1 (1-1)
Shënues: Lila 56’ (autg), Pepa 62’, Çota 89’ (P)/ Spahiu 90+1’
 
Dinamo–Vlora 3-0 (3-0)
Shënues: Daja 36’, Lala 66’, Berberi 81’
 
Tomori–Luftëtari 0-0 (0-1)
 
Apolonia–Gramozi 3-1 (5-1)
Shënues: Cimili 23’, Agastra 26’, Pepaj 49’/ Nelaj 80’
 
Elbasani–Mamurrasi 3-1 (0-1)
Shënues: Galica 56’, 75’, Gava, 80’/ Dashi 71’

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›