E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli shqiptar pushtohet nga agjentët

Dash Frashëri - Ndërsa kampionatet e niveleve të ndryshme në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Europës, ndodhen në pauzën dimërore e skuadrat përgatiten për pjesën e dytë të sezonit, agjentët e FIFA-s, ata që kanë dhe të drejtat e menaxhimit të lojtarëve punojnë non-stop, 24 orë për të sistemuar klientët e tyre në destinacione të reja, në skuadra më të mëdha, ku mund të marrin më shumë para e për disa të kenë edhe më shumë hapësirë aktivizimi.
AGJENTËT E FIFA-s
Tridhjetë e katër  menaxherë shqiptarë lojtarësh janë të regjistruar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të licencuar nga FIFA për të ushtruar veprimtarinë e tyre në transferimin e futbollistëve, apo dhe si përfaqësues të trajnerëve.
Në fakt, numri i agjentëve shqiptarë të licencuar nga FIFA, qeveria e futbollit botëror, thuajse është dyfishuar nga 17 të tillë që figuronin në vitin 2007 tani janë jo pak, po 34 për të ushtruar veprimtarinë e tyre në transferimin e futbollistëve, apo dhe si përfaqësues të trajnerëve.
Spikasin emra ish-futbollistësh si Rudi Vata, Roland Luci, Florian Riza, Altin Rraklli, Sokol Haxhia, Andan Ocelli, Redi Jupi, Markelian Cenolli, Uliks Kotrri por edhe gazetarë sportivë si Lirim Zalla apo njerëz të biznesit si Gentian Shemili e Kasem Hysenebelli. Gëzim Mançe, Alfred Bode, Sokol Murati kanë kryer jo pak transferime.
Një emër befasues është ai ish-kryeprokurorit Arben Rakipi. Njeriu që drejtoi institucionin e akuzës për pesë vjet (1997-2002).  Midis menaxherëve është edhe një femër, Iriela Kasemi.
Në raport me vendet fqinje, Shqipëria ka më shumë menaxhErë se Sllovenia (24), Maqedonia (29 agjentë të FIFA-s), Mali i Zi (4), por është larg numrit të agjentëve të Bosnjë-Hercegovinës (117), Turqisë (94), Serbisë (89), Rumanisë (65), Bullgarisë (53), Rumanisë (), Kroacisë (43).
Interesant është një fakt, se Shqipëria ka më shumë agjentë se Austria (25) me shumë traditë në futboll.
Sa për kuriozitet, numrin më të madh të agjentëve të FIFA-s e ka Itali me 600 të tillë, të ndjekur Anglia (386),  Brazili (327), Gjermania (269) dhe Franca (235). 
KOMPANITE MENAXHERIALE
Rritja cilësore e futbollit shqiptar, por edhe numri i futbollistëve që mund të veshin një fanellë të një klubi të huaj ka bërë të domosdoshme edhe krijimin e kompanive të mirëfillta për menaxhimin e tyre apo përfshirjen në një rrjet të madh agjencish në Europë dhe në botë.
Agjenti i lojtarëve, Sokol Haxhia, prej disa vitesh operon me sukses në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar të futbollit. Menaxheri Sokol Haxhia, i cili transferoi Jahmir Hykën te Mainc 05 (Bundesliga 2), një shumë rekord prej 3.7 milionë eurosh për tre vjet, ka themeluar prej disa vitesh kompaninë e tij “Sportx Management srl”, një prej shoqërive më të sukseshme.
Të njëjtën gjë edhe Rudi Vata, i cili menaxhon me sukses shoqërinë e tij “Vata Vision Footbaall Management”. Rudi Vata operon edhe me lojtarë të huaj me emër në Europë.
Edhe Gëzim Mançe, i cili midis të tjerëve menaxhon edhe Sebino Plakun e Igli Allmuçëm ka ngritur kompaninë e tij “Global Sports Management”, ndërkohë që Eltion Marini ka themeluar zyrën e tij të menaxhimit, “M&M Management Agency”.
Adrian Aliaj, i licencuar në Federatën Kroate e Futbollit, është një nga 40 menaxherët e licencuar në Kroaci. Ish-mbrojtësi i famshëm i Kombëtares dhe golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në miqësore ka krijuar kompaninë e tij “Adrian Sport Transfer d.o.o.” me qendër në Zagreb.
Agjentët shqiptarë të FIFA-s
1. Adnand Ocelli
2. Agim Zeqo
3. Alfred Bode
4. Altin Rraklli
5. Arben Rakipi
6. Artan Redhaj
7. Adriatik Faqekuqi
8. Dritan Gjyrezi
9. Ervin Fakaj
10. Elton Marini
11. Florian Riza
12. Gerian Kuka
13. Gëzim Mançe
14. Gentian Shemili
15. Iriela Kasemi
16. Ilir Silo
17. Jorgaq Dhiamanti
18. Kasem Hysenbelli
19. Kristaq Toçi
20. Lorenc Hysi
21. Lulzim Haxhiaj
22. Lirim Zalla
23. Markelian Cenolli
24. Marjan Prela
25. Musa Xhelili
26. Neat Dauti
27. Redi Jupi
28. Rudi Vata
29. Skerdi Dafa
30. Sokol Haxhia
31. Sokol Pelingu
32. Sokol Murati
33. Uliks Kotrri
34. Vangjel Cavo
Në Kroaci
Ardian Aliaj
Në Slloveni
Nexhmedin Haxhiu
Në Gjermani
Alfred Mane

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›