FA po forcojnë argjinaturat në Dajç dhe Bërdicë
Burime zyrtare nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile bënë të ditur sot se këto forca do të punojnë për forcimin e argjinaturës së Dajçit - Samrisht i Vjetër dhe kanalit ujitës të Trushit të komunës Bërdicë nga segmenti Ura e Xanës-rruga e Dajçit. Gjithashtu, sot nga organet shtetërore do të punohet për ndërtimin e një pedane mbi urën e Bunës për kalimin e mjeteve të uleta nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve Shkodër. Ndërkohë, nga strukturat policore do te sigurohet shërbimi i panderprerë për të mos lejuar futjen e personave brenda territorit të përmbytur. Po ashtu, mësohet se sot do të bëhet planifikimi i shpërndarjes së pompave dhe gjeneratorëve që janë ofruar nga Austria dhe Franca, respektivisht nga specialistët e ujësjellësit dhe KESH-it.