E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe në 'Skaner Kampionat': Synojmë ngritjen në renditje

Kombetarja e Shqiperise do te kerkoje te ngrihet ne renditjen e pergjithshme, duke bere nje paraqitje te mire ne eliminatoret e Euro 2012 qe do te nisnin ne shtator. Keshtu eshte shprehur trajneri i perfaqesueses kuqezi Josip Kuzhe ne nje interviste ne studion “Skaner Kampionat” ne Alsat. Tekniku kroat ka thene gjithashtu se skuadra qe ai drejton do te beje nje hap perpara ne grupin A ku do te luaje bashke me Francen, Rumanine, Bosnje Hercegovinen, Bjellorusine dhe Luksemburgun.

"Shqiperia do te kerkoje te renditet sa me mire ne grupin tone eliminator ne menyre qe te ngrihet edhe ne renditjen e pergjithshme evropiane. Po mendojme qe hap pas hapi te bejme perpara. Ne eliminatoret e Euro 2012 do te kerkojme te bejme nje hap perpara me ndeshjet tona", tha Josip Kuzhe, trajner i Kombetares. Intervisten e plote te trajnerit Josip Kuzhe do te mund ta ndiqni te plote te dielen ne oren 22:30.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›