E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe rikthimi ceshtje kohe Cana Ne nuk jemi kurre vetem

Skaneri shfaq permiresim te dukshem te kroatit kuqezinjte vizitojne trajnerin

Gjendja e trajnerit Josip Kuzhe sa vjen edhe permiresohet. Kjo eshte vene re gjate vizites me skaner te ciles kroati 57-vjecar i eshte nenshtruar ne Spitalin Amerikan ku ndodhet i shtruar prej te enjtes se kaluar. Mjeket kane njoftuar per nje absorbim te dukshem te hemorragjise cerebrale qe goditi kroatin ndersa burime prane stafit te perfaqesueses theksuar se karriera e Kuzhese si trajner nuk duket me ne rrezik. Tashme ceshtja nuk eshte a do te kthehet me Kuzhe ne detyren si trajner por problemi ka kaluar ne planin kohor me fjale te tjera ku do te mund te rikthehet per te drejtuar stolin e perfaqesueses ishin fjalet qetesuese qe kane qarkulluar mes drejtuesve te Federates Shqiptare te Futbollit dhe stafit te ngushte te teknikut. Eumlshte e qarte qe pas hemorragjise trajneri kuqezi duhet te qendroje edhe per disa kohe pushim ndersa ne te kaluaren mjeket e kishin vene seriozisht ne dyshim faktin nese ai do te mund te vazhdonte karrieren prane futbollit.

Nderkohe gjate dites se djeshme Kuzhe eshte vizituar ne spital nga disa senatore te perfaqesueses shqiptare. Zv.kapiteni Lorik Cana dhe dy sulmuesit Erjon Bogdani e Edmond Kapllani jane shkeputur nga grumbullimi ne Durres per tu takuar disa minuta me trajnerin. Treshja kuqezi i ka dorezuar drejtuesit te stolit te Shqiperise shallin qe ai mban perhere ne qafe gjate ndeshjeve zyrtare te cilin ne fillim te aventures ia kane dhuruar Tifozet Kuqezi. Ky ishte nje prej momenteve me kulmore te vizites disaminuteshe te futbollisteve te perfaqesueses ndersa trajneri e mori me shume kenaqesi shallin e tij per ta mbajtur ne koken e krevatit. Kuzhe ka biseduar me se shumti me Canen ndersa me fjalet qe i ka thene mesfushorit te Gallatasarait ai ka kerkuar ti nise nje mesazh te gjithe skuadres. Kroati kerkoi qe te gjithe lojtaret duke perfshire ketu veteranet titullaret apo edhe ata qe jane kunder Bosnje-Hercegovines do te qendrojne ne tribune te kene besim te zv.trajneri Xhemal Mustedanagic. Ju duhet te keni besim te Xhemo ashtu si kam edhe une. Ai eshte njeriu im me i besuar. Cana u pergjigj Ne e dime qe fizikisht ndeshjen me Bosnjen po e pergatit Xhemo por jemi te vetedijshem edhe per faktin qe praktikisht ato jane te gjitha idete tuaja mister. Ne fund Kuzhe inkurajoi skuadren per fitore. Ju mund te fitoni edhe vetem u tha ai kuqezinjve ndersa reagimi i Canes ishte me parullen e huazuar nga tifozet e Liverpulit Ne nuk jemi kurre vetem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›