E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva Joly Gruaja qe kerkon Elizene

Ish-magjistrate hyri ne politike ne moshen 65-vjecare. Eumlshte bere ylli i ekologjisteve franceze dhe sot sheh me ambicie drejt zgjedhjeve presidenciale te vitit 2012

Eva Joly vrapon nga nje radio te tjetra. Ka shtuar numrin e intervistave dhe pothuajse ne te gjitha denoncon gabimet e ministrave te qeverise. Per te eshte koha e politikes.

Ish-gjykatesja ndihet ne lartesine e duhur teksa denoncon imoralitetin e nje republike te korruptuar dhe hedh akuza qe duken tashme me se familjare. Me zerin e pjekur dhe syzet e kuqe si te ndonje klouni te jep pershtypjen e nje gruaje sa te brishte aq edhe gazmore. Pasi arriti te ishte ne krye te levizjes se te gjelberve liderja e re ekologjike ka nisur nga sulmi. Me 20 qershor ne nje interviste dhene se perditshmes online Mediapart ishte e para ne France qe kerkoi doreheqjen e ministrit te Punes Eric Woerth i akuzuar per konflikt interesi favorizime dhe korrupsion. Joly foli atehere per nje skandal shteteror dhe kerkoi nisjen e nje hetimi ne menyre te pavarur. Financimi i paligjshem i fushates elektorale con ne anulimin e zgjedhjeve guxoi te thoshte me 23 gusht duke u bazuar tek zerat se gjate fushates presidenciale partia e Presidentit Nicolas Sarkozy kishte marre ryshfete nga ish-llogaritari i trashegimtares se pasur franceze Liliane Bettencourt. Ish- magjistrate ne luften kunder korrupsionit aktualisht eurodeputete akuzat e Eva-s jane te pafundme. Pas ketij ekspozimi te papritur qendron bindja ne rendesine e temave te tilla si transparenca dhe etika politike. Por edhe vullneti per ti shfrytezuar te gjitha mundesite ne dispozicion per tu bere kandidatja ekologjiste ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012. Nuk eshte nje mendim fiks sakteson ajo. Por nderkohe pergatitjet kane filluar.

Lulja e vonuar

Eva Joly nisi te merrej me politike nje vit me pare. Me rastin e zgjedhjeve europiane eurodeputeti i gjelber Daniel Cohn-Bendit i kerkoi te prezantohej ne rajonin Ile-de-France si e dyta ne listen e koalicionit te partive te majta te koalicionit Europe Ecologie. U dashurua menjehere me politiken. Sot eshte e bindur se do te mund te zgjeroje bazat e levizjes dhe se mund ti prezantoje ata ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ajo qe tani duket si nje bast i rrezikshem deri pak muaj me pare nuk mendohej Joly nje grua e brishte kishte nisur te frekuentonte mitingjet politike. Jam nje lule qe ka celur heret por ndihem ne lartesine e duhur me te gjelbrit thoshte ajo. Pas zgjedhjes ne Parlamentin e Strasburgut Joly u shnderrua ne yllin e takimeve te partive ekologjike europiane. Militantet jane magjepsur ne nje menyre thuajse irracionale thote Patrick Frabiz anetar i Keshillit Kombetar te Ekologjisteve. Ajo angazhohet shume dhe nuk mungon kurre ne asnje event publik per te mbeshtetur partine. Me 24 qershor diten e greves kombetare kunder reformes se pensioneve shkoi ne Rambuje per te mbeshtetur Anny Pourninoff kandidaten e te gjelberve per zgjedhjet ne rajonin e Yvelines. E ulur mes Benoit Hamon zedhenesit te Partise Socialiste dhe Jean Paul Huchon presidentit socialist te Keshillit Rajonal te Ile-de-France Joly dukej me te vertete rrezellitese. Adhuroj te bej politike u shpreh ajo ndersa me pas nisi te nxjerre vrer kunder atyre politikaneve dhe bankiereve te korruptuar qe jetojne ne nje bote tjeter. Sipas disave gjithcka lejohet kur vendi eshte ne nje situate dramatike tha Eva duke iu drejtuar publikut ne salle. Pastaj foli per Islanden per Fondin Monetar Nderkombetar zgjedhjet ne Cad ne fund te vitit dhe per presionin e Sarkozy-se mbi mjetet e informacionit. Publiku e ndiqte me vemendje te madhe ate cka ajo thoshte. Eumlshte efekti Eva deklaroi duke qeshur nje nga te pranishmit. Eva nuk ndjek fillin e bisedave por ka nje sukses te jashtezakonshem. Socialistet kane nisur te shqetesohen per kete gje. Figura e saj si nje gjykatese e ndershme e cila sfidon te fuqishmit pelqehet shume ne ambientet ekologjike. Ne qershor te vitit 2009 Europe Ecologie mori 20.86 per qind te votave ne Ile-de-France. Nga ky popullaritet i papritur lindi ideja per tu prezantuar si kandidate ekologjike ne prag te zgjedhjeve presidenciale te vitit 2012. Kur u shkaterrohen te gjitha pikat e referimit njerezit kerkojne etike tregon Yannick Dadot eurodeputete dhe ish-drejtoreshe e fushates se Greenpace ne France. Ideja qe kjo 65-vjecare me fytyre si te nje borgjezeje ne kete bote te vogel mund ti perfaqesoje denjesisht ekologjistet ka nisur te besohet. Ne nje bote politike ku mungon transparenca integriteti i saj eshte magjepses shpjegon Cohn-Bendit. Disa militante te Europe Ecologie pranojne me gjysme zeri se do te preferonin kandidaturen e Cecile Duflot sekretares kombetare te te gjelberve. Eumlshte me e matur me e re dhe me eksperte. Por frymezuesja e re ekologjiste mbron me mire se kushdo tjeter luften per interesin publik dhe duket se eshte e vetmja ne gjendje te beje per vete nje elektorat kaq te madh. Edhe Duflot duket se ka hequr dore. Ajo dhe Joly kane rene ne ujdi nuk do te perballen me njera-tjetren ne nje duel te brendshem. Per me teper kane edhe shume respekt per njera-tjetren. Levizja ambientaliste eshte shume afer meje dhe Cecile. Kemi bere dhjetera takime. Sukseset e saj jane edhe te miat. Nuk kam asnje qellim te ve ne diskutim raportin tone tregon Joly. Edhe pse ne moshen 65-vjecare ajo ka perjetuar shume pervoja duke ndjekur gjithmone moton qe i pati mesuar i ati nje rrobaqepes ne nje lagje te Oslos Te duash do te thote te mundesh. E lindur ne Oslo ne vitin 1943 Joly ne moshen 21- vjecare fitoi ne burse studimi dhe u transferua ne France. Aty zbuloi ambientin e borgjezise pariziene. Mungonte thjeshtesia thote Joly duke kujtuar periudhen e atehershme. Per martesen klandestine me djalin e familjes ku qendronte nuk flet asnjehere. Megjithate kujton punet qe beri ne ate periudhe sekretare ne nje shtepi diskografike rrobaqepese ne shtepi dhe studimet per drejtesi ne Universitetin Pantheon-Assas. Perfeksionin e gjuhes e arrita ne manualet e se drejtes civile. Ne fund te universitetit vazhdova te permiresoj frengjishten time shprehet Eva duke qeshur. Ne moshen 31-vjecare u pranua si konsulente ligjore ne nje spital dhe ne vitin 1981 fitoi konkursin per te hyre ne magjistrature. Sipas saj nuk duhen kufizuar deshirat sepse jeta eshte e mbushur me surpriza. Secili prej nesh eshte zot i fatit te tij. Nuk ekziston percaktimi. Nuk e pranoj idene se me duhet te heq dore nga dicka vetem sepse jam me shume se 60 vjec tregon Eva. Sa i perket origjines dhe theksit te gjuhes pohon Pasi kam jetuar ne France per 39 vjet e ndiej veten krejtesisht franceze. Njerezit jane te lumtur te shohin se mund te behesh magjistrate edhe kur je nje vajze qe vjen nga nje vend i huaj. Ne tavolinen e saj te punes dallohet qarte nje kopje e versionit islandez te revistes Elle. Ne kopertine eshte Eva Joly me kacurrelat bionde dhe syzet e kuqe. Pervec udhetimeve te shpeshta mes Parisit Brukselit Strasburgut dhe Rekjvikut nderhyrjeve te saj ne politike dhe intervistat e shumta po shkruan nje liber policesk bashke me gazetaren Judith Perringnon. Do te jete nje thriller gjeopolitik thote ajo. Publikimi eshte parashikuar ne veren e vitit 2011. Femijet e mi jane dakord per gjithcka qe bej madje edhe per kandidaturen per zgjedhjet presidenciale thote Eva.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›