E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe, sot në “atdheun” futbollistikKroati do të nisë përgatitjet për ndeshjen miqësores kundër Qipros, të programuar më 12 gusht, ku priten edhe risi në listën e lojtarëve të thirrur. Ndeshja e fundit miqësore nën drejtimin e pasuesit të Ari H

Trajneri i Kombëtares A shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, do të mbërrijë sot në Shqipëri. Kroati do të nisë kështu përgatitjet për ndeshjen miqësores kundër Qipros, të programuar më 12 gusht, ku priten edhe risi në listën e lojtarëve të thirrur. Ndeshja e fundit miqësore nën drejtimin e pasuesit të Ari Hanit ishte ajo kundër Gjeorgjisë (1-1) në “Qemal Stafa”, më 10 qershor, menjëherë pas asaj zyrtare me Portugalinë (të humbur 1-2). Për herë të fundit, trajneri i pestë i huaj i Kombëtares në “epokën Duka”, ishte në Shqipëri për të ndjekur takimet ndërkombëtare Dinamo-Lahti (2-0) dhe Flamurtari-Madhëruell (1-0). Kuzhe ka planifikuar të qëndrojë një kohë të gjatë në Shqipëri, madje Federata Shqiptare e Futbollit i ka gjetur edhe një apartament. Pas Qipros, Kuzhe do të ndjekë finalen e Superkupës së Shqipërisë midis Tiranës e Flamurtarit (16 gusht) si dhe ndeshje nga java e parë e Superligës, që fillon më 23 gusht.

E Marte, 04 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›