E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani interesohet për Blerim Xhemailin

 

Zvicerani me origjinë shqiptare mesfushori Blerim Xhemaili, nuk do shkojë të luajë tek skuadra e Palermos, sezonin që vjen. Sipas mediave italiane, janë të shumta klubet e interesuara për mesfushorin zviceran. Përveç Fiorentinës, dhe Shaktarit edhe klubi i Milanit, është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Torinos. Por me sa duket interesimi i Milanit për Xhemailin i pëlqen futbollistit, por jo drejtuesve të Torinos, të cilët nuk janë të kënaqur nga oferta e drejtuesve kuqezi. Kjo për faktin se ukrainasit e Shaktarit kanë gati një ofertë më të mirë për klubin torinez. Tani mbetet për t’u parë nëse Milani do ofrojë më shumë se ukrainasit për të siguruar shërbimet e Xhemailit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›