Andrea GRILL
Andrea GRILL
* * *
Një herë e kam quajtur!
Ishte si fëmijë.
E thirra dhe emrin
ia vura:
Liri
23. 4. 2009
Një metro të thjeshtë
Unë kam deshirë, shumë deshirë
që në mes të qytetit
të mbjell diçka te mirë,
plot me jetë.
Më thanë që do jetë e veshtirë
por unë… kam aq deshirë!
Dhe do ta nxirrja
prej nëntokës si shigjetë
si shi i qetë,
një Metro të thjeshtë
me dritaret ngjyrë kumbull,
që ecen shpejt, aq shpejt dhe drejt.
Tiranë, 25 prill 2009
Pylli
Kam mbledhur një pyll në shtëpi
ku gjelbërojnë ëndërrat
ku kalojnë lepujt
dhe hanë lajthi!
Janë prej çokolate,
të shkrihen në dorë
edhe pa zjarr!
Edhe pa dëborë
rrinë me mua,
janë vullnetarë
Dimër e beharë!
25. 4. 2009
“Duku”
A po e vë re?
Ai që po pi çaj tani atje,
sa i mirë, sa i bukur
njëherë ka qenë?
Duku! më pat thënë... dhe vetë
na zhduku!
Në eternitetin e kohës
Ne jemi të gjithë fshatarë:
të gjithë do të shtrihemi një ditë
në një fushë,
ku sipër
do të rriten
gjethjet,
edhe në gusht!
Dhe ashtu të shtrirë në atë fushe do të dëgjojmë
Si fëshfërijnë drurët dhe zogjtë si këndojnë.
Dhe do harrojmë qytetin ambicioz, krenar.
Do të ngelim fshatarë!
24. 4. 2009
Aty ku as yjet
Shikoj pyllin:
ketrat ku janë?
kanë veshur çorape
këpucët me taka...
Mblidhen si plaka
aty mbrapa.
Qiellit ku dielli
tokën takon praruar,
aty ku as yjet dot
nuk kanë shkuar
23. 4. 2009
Po ecën
Të shikoj në dritë,
të shikoj me re,
dhe ç’farë s’ke ble!
Të shikoj në tym
edhe në makinë,
po ecen pa krahë
se të janë tharë:
ke vetëm motor,
por jo timon,
je edhe pa shtëpi
por ti e di:
të dua përgjithmonë,
emrin ke liri
23. 4. 2009
S’ta them kurrë
Dielli i ashpër
dielli i mirë
dielli si gur,
kur ti pret fjalën time e...
unë s’ta them kurrë!
24. 4. 2009
10 Gusht 2009