Kuzhe zbulon sot listën e Kombëtares anti-Mali i Zi
Më 25 maj Shqipëria do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ku do të duhet të përballet në një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Malit të Zi. Ndërsa kundërshtari ynë e ka publikuar listën gati një javë më parë, kur duhen edhe 10 ditë nga kjo sfidë në kryeqytetin malazez Podgoricë, sot trajneri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, do të publikojë listën e të grumbulluarve të tij. Në orën 12.00 tekniku i kuqezinjve do të dalë para gazetarëve në një konferencë për shtyp në ambientet e FSHF-së, ku do të zbulojë një e nga një emrat e 23 të përzgjedhurve të tij për dy miqësoret e radhës, me Malin e Zi (më 25 maj) dhe Andorrën (në Tiranë më 2 qershor). Në këtë listë pritet të ketë shumë surpriza, ku sipas gjasave do të ketë shumë lojtarë të rinj, të cilët do ta kenë një shans për të demonstruar se sa e meritojnë një bluzë kuqezi për të ardhmen. Kuzhe do të publikojë edhe axhendën dhe programin stërvitor të ekipit kombëtar në ditët e grumbullimit.
#