Kuzhinieri para J.K. Rowling

Në javën e parë të daljes në treg romani i autores së sagës për Harry Potter zuri vend në maje të shitjeve, me 124,603 ekzemplarë të shitur, një shifër kjo e pakrahasueshme me vetëm 20,682 ekzemplarë të shitur të librit të kuzhinierit të njohur televiziv britanik.
Por, Jamie Oliver ndërkohë u angazhua shumë në promovimin e librit që ofron këshilla praktike për përgatitjen e ushqimeve për vetëm 15 minuta, duke marrë në fund primatin e autorit më të shitur të vitit në tregun e librave klasikë.
Suksesi i tij nuk çudit, sepse tashmë dihet se çdo libër i ri i Oliver arrin shitje të mahnitshme. Për shembull, libri i tij “30 Minute Meals” u shit në 1.5 milionë kopje, dhe mbi gjashtë muaj i priu listës së librave më të shitur. Edhe titulli i vitit të kaluar, “Jamie's Great Britain”, ishte një bestseller në Britani.
Vetëm gjatë javës së kaluar “15 Minute Meals” u shit në 69,111 kopje, përderisa “Zgjedhjet e Parakohshme” në 13,504.
“Jemi të stërkënaqur me suksesin e librit të tij. Është kjo një dëshmi i kreativitetit të madh të Jamie, por edhe i punës dhe vullnetit që ushqimin e shëndetshëm dhe kualitativ t’ia afrojë publikut të gjerë”, deklaroi Tom Weldon, kryeredaktor i shtëpisë botuese Penguin.