Teknologjia, shumë e kushtueshme

Ish futbollisti i njohur francez insiston se përdorimi i teknologjisë në kompeticionet si Liga e Kampionëve dhe Kampionati Evropian është shumë e kushtueshme dhe mendon se më mirë është që të shpenzohet në zhvillimin e futbollit, sesa për teknologjinë.
“Nuk është çështja e teknologjisë në vijën e portës, por një çështje e teknologjisë. Ku do të filloni me teknologji dhe ku do të përfundoni me të? Teknologjia është ndihmesë, por ka mënyra tjera për ta vlerësuar golin”, deklaroi kreu i futbollit evropian.
“Ta vendosim teknologjinë në vijën e portës në kompeticionet tona do të na kushtonte 50 milionë euro për 5 vjet. Preferoj që t’i shpenzojmë në infrastrukturë dhe në zhvillimin e futbollit, sesa t’i vendosim në teknologji, për një ose dy gola në vit. Është një shumë e madhe për gol”, vijoi Platini, i cili shton se me referin një metër nga vija e portës, do të mjaftonte që të shihet nëse topi e ka kaluar vijën e portës apo jo.