Kuzhinierja e Klanit raporton te SandriNga Antena brenda familjesSandri pati dje telashe me gazetarët e Klanit. Ishin mbledhur te një kafe pa leje, që Sandri ka ndërtuar brenda Kinostudios dhe po shanin Sandrin që kishte bërë peticion në emër të tyre
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kuzhinierja e Klanit raporton te SandriNga Antena brenda familjesSandri pati dje telashe me gazetarët e Klanit. Ishin mbledhur te një kafe pa leje, që Sandri ka ndërtuar brenda Kinostudios dhe po shanin Sandrin që kishte bërë peticion në emër të tyre. Por ata harruan që personeli i mensës janë kushërinjtë e Sandrit dhe kishin raportuar gjithë bisedën.
I tërbuar filloi të mbante shënim emrat.
Kuzhinierja, të cilën e ka njeriun e shtëpisë, i tregonte se ishin tri goca dhe një djalë. Një nga ato gocat gazetare i paskësh thënë: “Ky Sandri e meriton t’ia dhjesësh fare, se emrat na i ka vënë si të siguruar në firmën e ndërtimit, kurse këtej na i përdor si gazetarë”.
- Dy të tjerat, - i tha kuzhinierja, - tundnin kokën, kurse ai djali tha: “Unë i dhashë leje vetë ta përdornin emrin”.
- Jo mor idiot, - ia kishte prerë ajo vajza, - se emrin s’ia ka vënë askujt ai, po na vjen turp, se na thonë njerëzit: “Ku jeni ju ushtaret e Sandrit”.
- Unë për vete s’e kam problem, - i tha ai djali. - Më tha: “Kemi bërë një koment, do t’i vëmë emrin tënd në TV”. S’ka problem, i thashë. Sot e kishin botu dhe te “Koha Jonë”. S’ka problem, i thashë.
Sandri dëgjonte kuzhinieren dhe i iku truri.
Mori në telefon llogaritaren dhe e pyeti sa gazetarë ka të regjistruar në TV Klan.
- Janë nja 50 vetë, - i tha ajo.
- Po këta kryesorët sa e kanë rrogën? - i tha Sandri.
- Nuk e di, - tha ajo, - se këta me rrogë të madhe i kam futur te firma e ndërtimit me Samirin. Fevziun për shembull e kemi caktuar si drejtor të madh, se t’ia justifikojmë rrogën pak. Ai merr 23 milionë, po ne i kemi caktuar 2.3 milionë. Kështu me radhë
deri te spikeret. Ato i kemi vënë në TV Klan, se i njohin.
- Më bë një listë me gjithë punëtorët e firmës së ndërtimit dhe të TV Klanit, se do t’u nxjerr emrat këtyre b..q.., - tha. - Mbaj kot një tufë me kurva këtu dhe më marrin dhe nëpër gojë në kafe.
- Po tjetër çfarë thoshin? Çfarë thoshin? - e pyeti gjithë kuriozitet kuzhinieren.
- Çfarë nuk thoshin, të keqen nëna. Thoshin që “na turpëroi ky maloku, e pe si fliste në televizor, si katunar.” Desha një herë të dilja t’u thoshja, t’i merrni të keqen, por thashë më mirë t’i dëgjoja e të të raportoja ty.
- Ashtu ë? Po kush thoshte nga ato kurvat ashtu?
- Njëra nga ato gazetaret, të keqen nëna, ja ta tregoj unë, kur të kalojë këtu. Pastaj ishte ajo tjetra, një bisbiqe, çfarë nuk thoshte. Jo “ku na ra në pjesë ky injorant. Këtej duhet ikur një orë e më parë.” Çfarë s’tha, të keqen nëna. Bile njëra shau dhe tët vëlla. Tha: “Ka 5 makina dhe një palë çorape.” Çfarë nuk tha, të keqen nëna.
- Unë ua q… robt, mos ki merak. E di unë ç’duan ato, po ç’t’i bëj, se kam ca punë tani... Po tjetër, çfarë thanë tjetër?
- Thanë që “na vjen turp të dalim në rrugë, të themi punojmë te Klani, se qeshin menjëherë, thonë: “Te Sandri.” Çfarë nuk thanë, të keqen nëna. Aq shumë u mërzita, sa thashë t’u hedh ndonjë gjë në gjellë, t’i helmoj.
- Ashtu ë? Ë kurvat e mutit, ua tregoj unë qejfin. Po s’kanë faj ato, se bëjnë pallë këtu, dhe kur s’gjejnë dot dashnorë, më shajnë mua. S’kanë faj ato. Po ai djali, ça thoshte ai?
- Jo, ai m’u duk djalë i mirë. Të mbronte vazhdimisht. Thoshte: “Unë i kam thënë Sandrit, shkruaj ç’të duash, as mos më njofto fare. Vëre emrin ku të duash. Mua rroga më duhet. Jo Withersit, po kujt të dush bjeri. ǒpunë kam unë? Të marr rrogën, pa më plasi trapi për ata.”
- Jo mo, është djalë i mirë ai. Do t’ia rris rrogën atij. Bile do ta avancoj atë. Se më të mirë janë këta tipat se këta analistët e k… që të çajnë trapin, dun dhe shumë lekë. Po tjetër, çfarë thanë tjetër?
- Nuk e di, të keqen nëna, po se ç’thanë për atë Taçin, Cacin, si e ka ai. Thanë: “Prit kur të na dalë emri që jemi punëtorë të ARMO-s të gjithë, dhe të na fusë Sandri në grevë për lirimin e Taçit”.
- Ashtu ë? Hë kurvat e mutit, s’kanë faj ato, se i mbaj me rrogë. Po jo punëtore të ARMO-s, po dhe të shtëpisë publike t’i bëj, do ta pranojnë, se s’kanë ku shkojnë. Po të duan, të ikin. Kush çan k... për to. Ja, m’i trego pak si fytyrë se kush janë, se ua tregoj unë qejfin. T’i çoj në të s’ëmës. Këto duhen rrahur tri herë dita ore që të zënë mend. S’kanë faj ato.
- Mos u nxeh, të keqen nëna, se u bëre keq. Ato vijnë përditë e flasin aty, po sot ta thashë se m’u duk me rëndësi. Po ta dija, të kisha thënë me kohë. Vetëm atë Fevziun ke besnik për kokë, të keqen nëna. Sa hyn ai, pushojnë menjëherë dhe vetëm të lavdërojnë. Nuk di pse e kanë frikë atë.
- Hë, s’kanë frikë atë, po mua, se më tregon ai dhe ua q.. robt unë. Po për atë nuk pjerdh njeri.