E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky është Ismail Qemali, prapa i vjen padija

Nje nga paraqitjet e figures se Ismail Qemalit, ne kuader te konkurseve kombetare ne GKA / Foto E. Demo

Elsa Demo

Konkurset për shtatore e momente në vitin e jubileut të shtetit shqiptar, përbëjnë një aksion të natyrshëm i cili përtej qëllimit final, vë në dukje lakuriqësinë e një problemi: niveli mjaft i ulët i skulpturës që është shpalosur në këto konkurse i lidhur me mungesën e komunikimit mes artistit, kritikës dhe publikut.

Këtë vë në dukje edhe Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Rubens Shima. Në cilësinë e kryetarit të jurisë, ai nuk mund të jetë i rezervuar për atë nivel skulpture që po i paraqitet publikut dje dhe sot, në sallën e ekspozitave në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku janë prezantuar prurjet e konkurseve kombëtare për figurat historike të Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës.

Për këta dy të fundit është marrë një vendim, ndërsa për Ismail Qemalin, juria ka kërkuar shtyrjen të konkursit duke përzgjedhur 5 artistë nga 19 pjesëmarrës: Ilirjan Shima, Pjerin Kolnikaj, Idriz Ballani, Ardian Pepa dhe Veli Blakçori. Në një fazë të dytë, ata do të paraqesin dy bocete të reja. Biseda me kryetarin e jurisë Shima bën një përshkrim të nivelit skandaloz të Ismail Qemalëve të patëngjarë.

Nuk është kontradiktor ky vendim që keni marrë: kualifikoni artistët dhe jo punët e tyre dhe iu kërkoni atyre propozime të reja që mund të jenë po aq të parealizuara?

Edhe kjo mund të jetë e mundshme dhe ne prapë nuk do të shpallim fitues. Juria e pa të udhës nga pesë artistët finalistë të mos kishte fitues, sepse asnjë prej tyre nuk jepte një paraqitje përfundimtare të monumentit. Duke vazhduar konkursin në një fazë të dytë artistët do të mbajnë parasysh edhe kërkesat më specifike.

Çfarë e la të pakënaqur jurinë?

Mosnjohja e figurës së Ismail Qemalit, paraqitja e tij me patetizëm dhe me bashkime simbolesh krejt të panevojshme. Pjesëmarrësit reflektojnë mosnjohjen e figurës si botë psikologjike aq edhe si fizionomi dhe ngjashmëri karakteri.

Po edhe në veshje: veç festes mbi krye, ajo që në të gjitha fotot është një lloj redingote, këtu paraqitet si një larmi e çuditshme, jo korrekte.

Nuk është korrekte. Juria doli në përfundimin që edhe rekuizita e kohës nuk është konsultuar. Madje edhe ata që e kanë menduar figurën e tij ulur në një karrige e cila na paraqitet në stilet barok, rokoko, nuk kanë marrë as mundimin për tu konsultuar me Muzeun e Pavarësisë në Vlorë.

Në disa raste, veshjet e ngushta gati moderne, tiparet joburrërore, qëndrimi dhe plastika, vënë në dukje një devijancë në orientimin gjinor.

Shumica e prurjeve ka cenuar rëndë imazhin e kësaj figure. Kemi rastin e një Ismail Qemali me një bashkim të pakuptimtë simbolesh, i mbështjellë me flamur si një tifoz pas ndeshjes e jo si një personalitet, themeltar i pavarësisë. Është asgjësues si kuptim

Ky konkurs ka kërkuar vepër realiste për një figurë historike. Pjesëmarrësit e kanë zhvendosur moshën e Ismail Qemalit në periudha të hershme nga të cilat nuk kemi portrete të familjarizuara, pra te të dyzetat apo te të pesëdhjetat, gjithmonë me një libër në dorë apo me një kartë ku shkruhet me një shqipe standarde.

Për sa i takon moshës ku e shohin pjesëmarrësit edhe ky është një gabim. Ne njohim atë Ismail Qemal në moshë të thyer, me ato foto të cilat ekzistojnë e që lehtësisht mund të gjenden dhe të konsultohen nëpër arkiva, në Fototekën Marubi ka foto pa fund. Artistët janë mjaftuar me një lloj stereotipi që vjen si zgjatim i realizmit socialist që edhe për shumë kohë nuk do ti ndahet skulpturës shqiptare, e ku elementët vijnë dhe përsëriten: një flamur që valavitet, një libër që mbahet nën sqetull apo një kartë në dorë.

Kur artisti nuk arrin të shprehë psikologjinë dhe fizionominë e figurës, atëherë iu jepet rëndësi këtyre detajeve të panevojshme. Në cilësinë e kryetarit të jurisë gjykova që duke mos patur një vepër të denjë, konkursi të shtyhet.

Nuk shoh afatin aq të rëndësishëm sesa realizmin e një vepre cilësore. Tani ne po i ftojmë pesë artistët dhe po diskutojmë me ta për kërkesa specifike, për dy mundësi, një figurë në këmbë dhe një ulur.

Kemi dhe një ide se ku do të vendoset monumenti: përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, me fytyrë nga Rogneri dhe në krah të zyrave të Kuvendit Popullor, meqenëse aty është një mjedis i gjelbëruar.

 

Në seksionin e boceteve për shtatoren e Ahmet Zogut ku e gjen portretin e tij edhe me tipare mauri apo me qëndrimin e një dezertori, nuk është e qartë nga veshjet nëse kërkohet figura e presidentit apo e monarkut. Paqartësi ka edhe kur trajtojnë Hasan Prishtinën predikator.  

Edhe këtu keqkuptimet lindin ngaqë artistët nuk marrin guximin të hyjnë në histori. Në monumentin kushtuar Mbretit I të shqiptarëve artistët e paraqesin me uniformën e presidentit.

Duke i krahasuar të gjitha prurjet, shpeshherë ndihet prirja për të ekzagjeruar dhe unë e nuk e kuptoj pse ndodh ky makaronizim i figurave. Lënë po aq për të dëshiruar prurjet për Hasan Prishtinën. Megjithatë ka dy-tre projekte dinjitoze, si për shtatoren e Ahmet Zogut edhe të Hasan Prishtinës, fituesit e të cilave i kemi zgjedhur. Në një konsultë me jurinë, këto projekte kanë të gjitha premisat për të qenë shtatore shumë të mira në kryeqytet.

 

Ku do të vendoset shtatorja e Zogut?

Një mendim është që të mbyllë Bulevardin Zogu I. Pra, kjo figurë ti kthejë shpinën Stacionit të Trenit dhe të shohë në drejtim të Sheshit Skënderbe dhe Korpusit.

 

Nuk është pretenduese ta vendosësh në një linjë me Skënderbeun dhe Nënë Terezën?

Në aspektin historik, unë nuk jam historian, por personalisht mendoj se është e merituar. Por në asketin teknik, ai është një sheshpushim gjithë kohës i qarkulluar nga automjetet. Ajo që unë kam sugjeruar është vendosja në të njëjtin aks, anash Muzeut Historik Kombëtar. Aty është një vend dinjitoz për të ndërtuar një shtatore. Por këto janë vendime që do të merren në Këshillin Bashkiak.

Ka ndonjë pjesëmarrës që ka vjedhur idetë e kolegëve: një Ismail Qemal imiton shtatoren e Fan Nolit të Thoma Thomait. Gjëra të këtij lloji skualifikohen menjëherë?

Sigurisht. Më vjen çudi që edhe pse historia e artit botëror është e mbushur me shembuj të skulpturës klasike, neoklasike, shkohet te një influencë e artit shqiptar.

Këtij aksioni për shtatore e vepra monumentale parë si ballafaqim intensiv në kaq muaj i skulpturës me publikun, çfarë rezultatesh i merrni?

Mungesa e një debati ka qenë ajo që ka karakterizuar gjithë zhvillimin e artit, përfshi dhe atë të skulpturës në këto vite. Ishte krijuar një lloj barriere edhe për median, edhe për publikun e gjerë të stigmatizuar nga ata që merren me art si njerëz që nuk marrin vesh dhe që nuk kuptojnë. Ndërkohë u përfitua një lloj terreni i cili rezultoi regresiv. Sot, tek shpallim konkurse të tilla, shohim se cilësia është mjaft e dobët. Dhe kur kërkojmë të vendosim disa kritere, krijohen debate që nuk i vlejnë procesit.

Dal në përfundimin që duhet të bëhet praktikë futja e konkurseve ndërkombëtare. Edhe në këtë rast, po them së paku për shtatoren e Ahmet Zogut, ekzistonte mundësia për një konkurs ndërkombëtar. Skena shqiptare e artit ka nevojë të hapet, kjo skenë lokale ka nevojë të plotësohet me

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›