Elbasan, bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 62-vjeçari

Riparime paisjesh, foto arkiv
Një 62-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ndërsa po riparonte një mikrovalë, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku Bilal Dalipika ishte duke rregulluar mikrovalën në dyqanin e tij që kishte disa muaj që e kishte marrë me qera kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se në këtë dyqan 62-vjeçari ofronte shërbimin e riparimit të paisjeve elektro- shtëpiake klientëve të ndryshëm.
Nga hetimi paraprak nuk është bërë e ditur nëse ai ishte i liçensuar për këtë lloj shërbimi apo jo, ndërsa grupi hetimor konstaton se shkak i vdekjes ka qenë kontakti me rrymën elektrike. /E.L/