Nasri Mancinit: Po gënjen!

Samir Nasri e ka bërë gënjeshtar trajnerin e Manchester Cityt, Roberto Mancini.
Pas deklaratës së Mancinit ku tha se Nasri e meriton një grusht sepse di të luaj shumë mirë, por kurrë nuk e bën njëjt këtë gjë, Nasri është kundërpërgjigjur me një deklaratë kontraverze."Nuk është e vërtetë ajo që ka thënë Mancini. Ne si skuadër kemi patur një sezon të vështirë dhe se unë jam trajnuar rregullisht.
Trajneri më i mirë që kam punuar ndonjëherë, është Arsene Wenger. Ai di të më kuptoj mua dhe aftësitë e mija. Unë nuk u largova nga Arsenali për para, por për arsye sportive" deklaroj Nasri./indeksonline/