E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prindërit tërbohen nga fotoja e mësuesit në Facebook

Share

Nuk kanë të sosur skandalet që kanë në qendër mësuesit, në SHBA. Prindërit e zemëruar kanë kërkuar sot nga drejtuesit e shkollës që të marrin masa ndaj një mësuesi, që ka postuar në Facebook një foto ku një nxënëse i bie në shuplakë në të pasme.

Mësuesi i arteve, Bill Doyle, nga San Diego, e postoi foton në rrjetin social, ku u zbulua nga prindërit e njërit prej nxënësve të tij.

Prindi kishte vendosur të bënte kërkime pasi kishte dëgjuar se nxënësit tregonin se ai bënte gjëra të papërshtatshme.

Kur e panë foton prindërit e tjerë, thanë se mbetën pa fjalë.

Megjithatë shumë nxënës e kanë përkrahur mësuesin e tyre. Ata thonë se ai ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për ta. Ti je një njeri i jashtëzakonshëm, që ke ndryshuar shumë jetë njerëzish. Më vjen keq që duhet të merresh edhe me këtë gjë, shkruan një vajzë në Facebook.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›