Ky gjykatës do ketë marrë eksperiencë nga vendi ynë
Një gjykatës i Gjykatës së Lartë në shtetin Bangalore, Indi, ka shkaktuar shumë zemërim me deklaratat e tij ndaj një çifti që kërkonte divorcin. Ai tha se nuk ka problem që burri ta rrahë gruan, përsa kohë ai kujdeset për të.
Një grua 28 vjeçare ishte ankuar në gjykatë se burri i saj e rrihte rregullisht. Ajo i tha gjykatës madje se njëherë burri e kishte flakur nga shtëpia.
Por gjykatësi Bhaktavatsala i tha gruas se të gjithë gratë vuajnë në martesë dhe se gruaja duhet të pajtohet me burrin.
Burri yt bën një punë të mirë. Ai kujdeset për ty. Pse flet akoma për rrahjet e tij, tha gjykatësi.
Gruaja i tha gjykatësit se nuk do që të kthehet tek i shoqi, por ai iu përgjigj duke sugjeruar që të dalë për një drekë jashtë me të shoqin.
Për më tepër gjykatësi sulmoi edhe avokaten e gruas, e cila është e pamartuar. Çështjet familjare duhet të mbrohen vetëm nga njerëz të martuar, tha ai, duke i kërkuar avokates që të martohet, që të kuptojë këto raste.
Komentet e gjykatësit kanë marrë kritika të forta.