Strehimi, 1062 emrat në bankë para aktit normativ
Enti Kombëtar i Banesave bën publike listën për 26 bashki.
Enti Kombëtar i Banesave ka publikuar një listë të re me emrat e qytetarëve që u janë dorëzuar emrat në bankë për të përfituar kredi me zero për qind interes dhe afat 30-vjeçar, për shkak se ata jetojnë në ish-pronë private. Sikurse bëhet me dije nga ky institucion, emrat e këtyre qytetarëve janë dorëzuar pranë bankës përpara daljes së aktit normativ të qeverisë. Gazeta publikon sot 1062 emra që presin t’u miratohet kredia për 26 bashki në vend. Nga ana e Entit është bërë me dije që qytetarët duhet të lirojnë banesat e ish-pronarëve brenda datës 1 nëntor, pasi pas kësaj datë nga ana e EKB-së do të merren masa.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)