Ky njeri duhet të dalë përpara pasqyrës dhe të pyesë veten
Kryeministri po e mbyll mandatin qeverisës me konflikte të ndezura, jo vetëm me opozitën, por mbi të gjitha me ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri, gjyqtarët dhe prokurorët.
Ftohtësia me Presidentin e Republikës dhe marrëdhënia e ngrirë me shërbimin sekret, e shtojnë vetminë e shefit të qeverisë
E njëjta gjë i ka ndodhur Berishës edhe gjatë viteve të qeverisjes së mëparshme të tij, deri në vitin e tmerrshëm 1997. Kjo do të thotë që, ky njeri, duhet të dalë përpara pasqyrës dhe të pyesë veten: Çfarë kanë të gjithë me mua? A janë të gjithë të tjerët fajtorë, apo fajtori që punët shkojnë kështu jam unë?