E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo modesti i mungon analistit shqiptar në shtyp dhe TV

Nganjëherë lexoj shkrime që kanë zë shumë autoritar mbi çështje, në të cilat autori, është pak ose aspak ekspert. Dhe, për mendimin tim, këtu qëndron edhe problemi: njësimi i analistit me ekspertin bëhet nga vetë autori, nga vetë analisti. Me vetëdije apo jo, nuk e di, por, mënyra domniuese e shprehjes në opinionet e gazetave shqiptare, është “patronizing” (shqip do e përktheja si stili: Pusho more, se s’di gjë ti!).

Joekspertë që shkruajnë ka plot edhe jashtë Shqipërie, por, mes tyre, unë vë re shumë shpesh një modesti në shkrim dhe një kujdes të jashtëzakonshëm të autorit në trajtimin e çështjes në fjalë. Kjo modesti i mungon analistit shqiptar. Sigurisht që ka përjashtime, por janë pak.

Dhe diçka tjetër: në Shqipëri shkruhet shumë pak në bazë të studimeve dhe kërkimeve rigoroze. Mua s’më duket se ky është thjesht problem financash. Është edhe problem profesional, rezultat i mungesës së një tradite akademike në shkencat sociale në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›