Vriten shtate punonjes te OKB ne Afganistan

Ne Kandahar ne jugun e vendit u vrane pese vete. Qindra demonstrues perdoren parrulla antiamerikane dogjen makinat dhe bllokuan nje rajon policie. Edhe ne Herat ne perendim te Afganistanit ka pasur protesta. Te premten nje turme e ndezur pas lutjes se te premtes sulmoi zyren e Kombeve te Bashkuara ne Masar-i-Sharif duke vrareshtate punonjes te huaj te OKB-se. Gjate sulmit u vrane edhe te pakten 5 demonstrues dhe u plagosen me shume se 20 persona te tjere.
Reagime nderkombetare
Keshilli i Sigurimit te KB ka denuar ashper sulmin. 15 vendet anetare te instances me te larte te OKB-se kerkuan nga qeveria afgane marrjen e masave dhe zbardhjen e plote te ngjarjes. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon u shpreh Ky sulm eshte nje akt i shemtuar dhe burracak i cili nuk mund te justifikohet ne asnje menyre. Presidenti i SHBA-se Barack Obama deklaroi se viktimat ishin gra dhe burra te guximshem te cilin punonin per rindertimin e Afganistanit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje turme e ndezur sulmoi zyren e Kombeve te Bashkuara
Ashtu si edhe politikane te tjere te larte te botes edhe Westerwelle shprehu indinjate te thelle. Per te vraret misioni ne Afganistan kerkoi cmimin maksimal tha Westerwelle.
Sulmi i se premtes ishte sulmi me i pergjakshem per OKB-ne ne Afganistan. Drejtuesi i ketij misioni Staffan de Mistura u shpreh se megjithate OKB do te vazhdoje punen e saj ne vend. Shefi i policise se Masar-i-Sharifit fajesoi talibanet se ishin ata orkestruesit e gjakderdhjes. Nje zedhenes i kryengritesve e hodhi poshte kete.
Drejtesia amerikane e pafuqishme
Djegia e koranit ne nje kishe te Floridas e cila shkaktoi nje vale zemerimi apo edhe djegia simbolike e librave kategorizohet ne SHBA si shprehje e lirise se mendimit e cila eshte sanksionuar ne paragrafin e pare te kushtetutes. Aty i garantohet qytetareve amerikane shprehja e lirise se mendimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Terry Jones SHBA thote se do te djege kuranin publikisht
Gjykata e Larte e SHBA-se eshte marre disa here me ceshtjen se ku duhen vendosur kufijte e lirise se mendimit. Gati gjithmone gjyqtaret me te larte kane vendosur kunder ketyre kufijve edhe atehere kur kur shprehja e lirise se mendimit nga shumica e shoqerise konsiderohet si e shemtuar apo edhe lenduese.
Autor AG/Arapi
Redaktoi Aida Cama