Erdogan, Berluskoni dhe Putin takohen sot në Ankara
Putin do të takohet fillimisht me shefin e qeverisë turke për negociata dypalëshe, njoftoi një burim qeveritar rus për agjencitë Ria Novosti dhe Interfax. "Por pas një ore e gjysmë me ta do të bashkohet edhe Silvio Berluskoni", shtoi ky burim.
Sipas tij, Berluskoni shkon të diskutojë çështjet energjetike dhe para së gjithash projektin e gazsjellësit "South Stream" që do të livrojë gaz rus për Evropën. Kompania italiane Eni është partnerja kryesore e gjigantit rus Gazprom në "South Stream", konkurrent i projektit të gazsjellësit evropian Nabucco, që do ta anashkalojë Rusinë.
Një zëdhënës Ministrisë turke të Punëve të Jashtme konfirmoi se Berluskoni pritet në Ankara, pa dhënë detaje të tjera. Një zyrtar rus njoftoi dje se Erdogan dhe Putin do të nënshkruanin një protokoll marrëveshjeje që autorizon fillimin e punimeve të eksplorimit për ndërtimin e South Stream në ujërat territoriale turke, në Detin e Zi.