E Shtunë, 31 Tetor 2026

LA/ Terror me arme ne mes te qytetit

LA - Terror me arme ne qytetin e Lacit. Tre te rinj jane perfshire ne nje konflikt ne qender te qytetit qe nisi fillimisht me mjete te forta dhe perfundoi me te shtena armesh. Fatmiresisht ngjarja nuk shkaktoi te plagosur si nga palet ne konflikt ashtu edhe nga pelegrinet e shumte qe po udhetonin drejt kishes se Lacit. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 1330 kur nje i ri pasi ka parkuar makinen eshte futur ne nje lokal ne afersi te Pallatit te Kultures. Me pas nje tjeter mjet me targa te huaja me dy persona ka ndaluar ne te njejtin vend nga ku me pas e kane sulmuar ate. Por ky i fundit ka nxjerre armen duke qelluar ne ajer per te trembur agresoret e tij. Menjehere pas ngjarjes dy te rinjte jane larguar me mjetin e tyre ne drejtim te paditur ndersa edhe personi tjeter eshte larguar. Policia mberriti ne vend dhe nga hetimet e kryera dyshohet se personat nuk jane nga qyteti i Lacit. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›