Kam marre kredi do blej nje shtepi
Keshtu u shpreh mbreme kreu i Partise Socialiste Edi Rama ne ekranin e News24 pyetur per ceremonine martesore zhvilluar te dielen mes nje numri rekord te ftuarish. Ai iu pergjigj pyetjeve mbi te ftuarit atyre qe munguan mbi urimet por edhe per jetesen e tij ne nje shtepi me qira. Ai tha se se bashku me bashkeshorten e tij do perpiqen te kene nje prone te tyren si kushdo tjeter ne Shqiperi madje ka marre edhe nje kredi.
Dy dite me pare kurorezuat martesen tuaj ne nje dasme tradicionale...
Besoj qe ky eshte nje zhvillim i natyrshem i nje jete njerezore dhe perpiqem ti mirekuptoj gjitha komentet dhe interpretimet e bera ne tregun mediatik lidhur me nje ngjarje njerezore por qe ka te beje me qenien time publike. Por nga ana tjeter une jam nje njeri si gjithe te tjeret. Dhe si cdo njeri kam te drejten e lirine e nje jete private dhe zgjedhjeve te mia qe jane zgjedhjet e nje njeriu qe kerkon te beje jeten e tij me
dashurine dhe besimin e tij tek dashuria.
Tanime jeni i martuar me status social mendoni se beqarine e keni pasur nje lloj handikapi sa i takon imazhit politik
Ashtu sikunder kjo qe ka ndodhur eshte nje ngjarje njerezore ne jeten e nje njeriu normal ashtu edhe ne te shkuaren kam qene ne rrugen e jetes sime me andrallat dhe deshirat e nje njeriu qe nuk ka qene i pamartuar dje dhe nuk eshte i martuar sot per asnje arsye ne bote pervecse ato te zemres dhe mendjes sime.
Keni deklaruar se do jetoni me qira dhe kursimet tuaja jane vetem 3 mije euro perse perpiqeni te shfaqeni ne publik me profilin e nje njeriu relativisht te varfer
Une shfaqem ne publik ashtu sic jam. Krahasuar me njerez shume te varfer ne Shqiperi une nuk jam nje njeri i varfer por pa asnje dyshim nuk jam nje njeri i pasur. Nderkohe nuk ka asgje per tu cuditur qe do jetoj me qira ne Tirane cka nuk do te thote se une nuk do te perpiqem te kemi dicka tonen ashtu sikunder e kane shume njerez ne Shqiperi sigurisht kur te krijohet mundesia.
Nuk keni kursyer sa per nje apartament
Une kam marre nje kredi dikur dhe sigurisht qe bashke me Linden ne kohe do perpiqemi te kemi dicka tonen.
Ne ceremonine e dasmes te binin ne sy ca detaje Salla ku ju bete dasmen eshte ajo ku ju zhvilloni zakonisht mbledhjet e Asamblese te PS-se tendat qe ishin vendosur jashte ishin pak a shume ato te greves se urise se marsit te ketij viti. Kishte ndonje domethenie vendi dhe kjo pjese e dekorit
Keto jane detaje rastesore. Ajo ishte nje feste me nje numer te madh njerezish dhe ajo hapesire u zgjodh per te krijuar mundesine per te mikpritur dhe mirepritur ate numer te madh njerezish.
fare kriteresh zgjodhet per te ftuarit pasi shihja te njejtet fytyra si ne aktivitetet tuaja partiake. Mos qe dhe nje lloj forme per te treguar qe PS eshte e bashkuar rreth jush
Une jam nje njeri si gjithe te tjeret dhe kam te drejte te jetoj si gjithe te tjeret. Sigurisht kjo eshte nje ngjarje e jashtezakonshme ne jeten e nje njeriu qe duke qene ne pozicionin tim e ka te pamundur te mos ftoj shume e shume njerez bashkepunetore kolege miq dashamires dhe te njohur gje qe i dha nje pamje madheshtore ne numer asaj feste por qe plotesoi deshiren tone per te trokitur nje gote me gjithe ata miq..
Sa ishte nje ceremoni e qytetarit Edi Rama dhe sa ishte nje ceremoni protokollare e shefit te opozites
Keto te dyja ndoshta eshte e veshtire te ndahen por une ju siguroj qe ne festen tone nuk kishte asnje njeri te padeshiruar.
Po njerez te deshiruar qe nuk ju erdhen kishte Kishte ndonje mungese
Ata qe kane munguar kane pasur arsyet e tyre objektive dhe nuk kane munguar te bejne urimet e tyre shume dashamire.
Te bente pershtypje mungesa e Ben Blushit...
Ishte nje nga ata qe kane munguar por nuk kane munguar te bejne urime dashamire.
Gjithashtu me beri pershtypje perqafimi i zjarrte me deputetin Tavo i cili vetem para 24 oresh para kamerave ju coi nje ultimatum..
Perqafimi nuk mungoi si per shume e shume te tjere miq bashkepunetore e te njohur mes te cileve normalisht nuk mund te mungonte dhe Vangjel Tavo.
ndjesi ju krijoi tufa me lule qe erdhi nga protokolli i shtetit nga ana e Kryeministrit
Ndjesine e nje detyrimi protokollar.
E vendoset ne ndonje vazo ne vend te dukshem
Nuk e ndoqa me udhetimin e tufes qe erdhi.
Presidenti i Republikes ishte i ftuar madje mori dhe i pari copen e tortes. Ishte i ftuar atje si miku juaj si kryetar i shtetit apo si nje kundershtar potencial i Berishes mes te djathtes
Ai qe i ftuar ne dasmen tone si nje njeri i nderuar dhe i respektuar nga Linda dhe une.
Cili qe urimi me i bukur
Kam pasur shume urime te bukura por ndoshta pa dashur te bej nje lloj klasifikimi do te vecoja urimin qe me beri Dritero Agolli futur ne kutine e penes se tij. Shkruar me doren e tij qe tashme per shkak te moshes e ka te veshtire te shkruaje. Ishte nje tekst i thjeshte por nje deshmi kuptimplote e cila do te mbetet pjese e sirtarit te kujtimeve te mia per pjesen e jetes qe me ka mbetur.
Ne ceremoni kishte edhe nga ata qe ju kane kundershtuar si Islami Bello... ka nje domethenie ardhja e tyre apo thjesht aspekti njerezor..
Une nuk jam nje kryetar partie dhe nje njeri. Une jam nje njeri qe jam dhe kryetar partie qe do te thote qe njeriu ne jeten e tij eshte shume me shume se nje rol ne ambiente te caktuara si ai qe une kam sot si kryetar partie. Marredheniet njerezore jane shume me teper se ato te punes qe mund te kene ulje-ngritjet e tyre aq me teper ne nje parti si e jona qe fale Zotit nuk eshte nje kazerme por nje bashkim vullnetar njerezish te lire qe shpesh here madje e ka lirine e njerezve me te rendesishme se dhe vete produktin e asaj lirie ne momente te caktuara. Kjo nuk ka lidhje fare me dasmen tone dhe deshiren per te ftuar sa me shume miq e dashamires. Ne nje dasme e cila u hiperbolizua si dasma me e madhe e historise se Shqiperise madje me e madhe dhe se ajo e Mbretit Zog por qe ne fakt ishte thjesht nje hapesire ku ne mundem te trokisnim nje gote me njerezit dhe nuk kishte asgje nga pompoziteti apo protokolli i nje dasme qe shtrihet ne 7 jave dhe 7 ore.
Blendi Fevziu