E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAS EKZEKUTIMITZyrtari i PSnis hetimi per konfliktet personale

/ /

PSVRASJA NE PRAG TE FUSHATES/Nje grup ekspertesh nga Tirana te kryesuar nga zv.drejtori i Pergjithshem i Policise ka nisur hetimet per vrasjen e Remzi Veselit. Pas ngjarjes jane shoqeruar 13 persona te pyetur ne cilesine e deshmitarit por jane lene te lire. Policia nuk e ka perjashtuar vrasjen per shkak te detyres te kreut te komunes se Terthores por pas veprimeve te para hetimore i meshon pistes
per konfliktet personale qofte edhe me njerez te njohur te tij. Rama dhe 20 deputete te PS ngushellojne familjen Shteti i pafuqishem ndaj krimit

Autokolona e gjate ka bllokuar gjithe autostraden Kukes-Morin 17 km e gjate duke shenuar ceremonine mortore me te madhe te zhvilluar ndonjehere ne Kukes. Pervec te afermve dhe banoreve te

komunes dhimbja ka qene e pranishme dhe te qytetaret qe nuk kishin lidhje e njohje personale me Veselin. Afro 20 deputete te PS-se me ne krye Pandeli Majkon dhe Namik Doklen si dhe deputetet demokrate dhe drejtuesit vendore kryesisht nga shumica kane qendruar ne krye te kortezhit mortor. Ndonese kane kaluar me shume se 24 ore nga ngjarja tragjike ende policia dhe prokuroria nuk kane nje piste dhe autor si te dyshuar. Nderkohe qe ne ngushellimet e kryetarit te PS-se Edi Rama dhene familjareve ai ka kerkuar zbardhjen sa me pare te kesaj ngjarjeje makabre.
Krimi dhe misteri qe e ka mbuluar ate kane cuar ne Kukes nje grup ekspertesh nga Tirana te drejtuar nga zv.drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Qe pas momentit te vrasjes jane shoqeruar per ne polici 13 persona te pyetur ne cilesine e deshmitarit apo te atyre qe kane dijeni per rrethanat e ngjarjes por me vone jane lene te lire. Edhe nga familja nuk ka pasur deklarata por mesohet se ata kane pohuar se nuk e dinin shkakun dhe autorin e vrasjes aq me teper qe nuk kishin pasur konflikte per ti derguar deri ne kete tragjedi. Vete Veseli njihej si djale i hedhur ne Kukes. Ai kishte shume shoke e miq dhe shquhej per karakterin e tij impulsiv zemermire dhe bujar. Edhe te afermit e tij qe kane pritur ngushellimet e shumta kane deklaruar se ai nuk kishte konflikte kaq te medha sa te kishte frike se mos i rrezikohej jeta. Por sipas tyre debatet e problemet ishin te ngjashme me ato qe kane te gjithe njerezit e thjeshte apo dhe ata qe mbajne poste drejtuese. Veseli ishte nje dore e forte ne PS-ne e Kukesit bashke me njerezit e tij dhe kishte siguruar dy mandate radhazi ne krye te komunes. Madje ai ishte shprehur se do te rikandidonte per nje tjeter mandat cka ishte konfirmuar dhe nga selia roze ne Tirane. Hipotezat per nje krim per shkak te detyres apo motive politike ende nuk jane permendur as nga drejtuesit me te larte socialiste. Nga ana e saj policia e Kukesit po mban te hapura te gjitha pistat per te vepruar konkretisht ne zbardhjen e autoreve kur te siguroje provat e para. Vec vrasjes per detyren po punohet dhe per nje krim te ndodhur per shkak te ndonje grindje te fundit te viktimes qofte dhe me njerez shume te njohur te tij.
Daja e viktimes dhe xhaxhi i tij kane qene ne rrethin e oxhakut duke pritur njerezit qe vinin per ngushellime. Ne kohen kur ne shtepi ndodhej kryesocialisti Edi Rama ata i kane treguar se djali i tyre i vrare nuk i kishte bere keq askujt madje dhe rrogen shpeshhere nuk e sillte ne shtepi por e shpenzonte me shoke e miq dhe me bamiresi tek banoret e varfer te komunes. Veseli kishte nje rreth te madh te njohurish me te cilet kalonte kohen shpesh ne kafene apo gjueti por shoqeria e tij nuk ishte e ndare sipas bindjeve politike. Kryekomunari 40-vjecar u qellua per vdekje rreth ores ores 2125 ne lagjen periferike te qytetit te Kukesit sapo doli ne deren e baneses se tij private pasi vrasesi e kishte thirrur duke e nxjerre jashte. Tre plumba ne koke ishin fatale per jeten e krekomunarit. Edhe pse u dergua me shpejtesi ne spital nga nje Mercedes i ndodhur rastesisht ne rruge ai mberriti pa jete ne spital.

Basha Vrasja e kryekomunarit jo per motive politike

Ne reagimin e pare pas vrasjes se kryekomunarit te Terthores ne Kukes ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi dje se nga hetimet paraprake nuk rezulton asnje e dhene qe ta lidhe ngjarjen me shkaqe politike apo per shkak te detyres. Jane angazhuar ekspertet me te mire dhe po hetohet ne disa pista per kete ngjarje. Per momentin duket se perjashtohet pista e vrasjes per shkak te detyres u shpreh Basha. Ministri i Brendshem e ka perjashtuar faktin qe kreu i komunes Terthore Remzi Veseli eshte vrare per motive politike. Ai iu pergjigj interesit te mediave ne lidhje me hetimet per vrasjen e kryekomunarit socialist pas perfundimit te ceremonine ne perkujtim te policeve te rene ne krye te detyres zhvilluar tek Varrezat e Deshmoreve te Kombit. Sipas tij per kryerjen e hetimeve jane angazhuar ekspertet me te mire te Policise se Shtetit ne bashkepunim edhe me Policine e Kukesit per te bere te mundur edhe zbardhjen e plote te ngjarjes. Duke e cilesuar si ngjarje mjaft te rende vrasjen e kryekomunarit te Terthores Remzi Veseli Basha i shprehu ngushellimet familjes se tij per humbjen e njeriut te dashur.

Shteti i pafuqishem ndaj krimit asnje piste hetimi per opozitarin

KUKES - Kreu socialist Edi Rama dhe ai i grupit parlamentar Gramoz Ruci se bashku me disa deputete socialiste kane shprehur ngushellimet rreth ores 1300 ne familjen Veseli. Me pas ata jane larguar drejt Tiranes duke ua lene radhen per ne varrim deputeteve te tjere. Pas vizites ngushelluese tek familjaret Rama ka bere nje deklarate me te cilen hidhte akuza per qeverine aktuale. shte nje ngjarje e rende. shte vrare nje qytetar dhe nje perfaqesues i popullit. Kjo eshte nje vrasje qe thote shume lidhur me gjendjen e vendit pafuqishmerise se shtetit dhe mosekzistences se strukturave te tij. Kjo vrasje sjell me nje force te patregueshme ne syte tane se vritet opozitari ne prag te nje tjeter fushate dhe perseri shteti nuk ka asnje piste hetimi nderkohe qe prej nje kohe mjaft te gjate vrasja e deputetit Fatmir Xhindi mbetet nje ngjarje qe rendon perdite e me shume mbi supet e shtetit mbi supet e nje drejtesie qe po shperdorohet perdite per hir te pushtetit u shpreh Rama. Ne emer te te gjithe miqve e kolegeve dhe opozites ne teresi duhet ta ve me force theksin tek domosdoshmeria e nje zbardhjeje sa me te shpejte te ketij krimi makaber dhe ne te njejten kohe tek domosdoshmeria e marrjes se pergjegjesise se plote per zbardhjen e krimit ne Shqiperi nga ana e kesaj qeverie te nje ministri dhe Ministrie te Brendshme qe jane te padenje dhe krejt te papershtatshem per ta drejtuar strukturen e forces se rendit te cilet po perdoren po sakrifikohen dhe po keqperdorohen ka deklaruar kryesocialisti.

5 milione leke

te vjetra caktoi dje policia e Kukesit si shperblim per personitn qe do te sjelle informacion per autorin apo gjurmet e tij. Sipas policise garantohet anonimati i atij qe do ti jape te dhenat. Per cdo rast qytetaret duhet te njoftojne ne numrat e telefonit qe ka vene ne dispozicion policia e qarkut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›