E Diel, 1 Nëntor 2026

LAJM I FUNDIT/ Rrezikohen banesat, jepet urdhër evakuimi në Sukth dhe Katund i ri në Durrës

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM 📢 Në zbatim të: • Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile” • Planit Kombëtar të Emergjencave Civile • Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë Durrës, Njësisë Administrative Sukth dhe Katund i Ri. Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me: • Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) • Prefektin e Qarkut përkatës • Strukturat e Emergjencave Civile në bashki Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë. Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren. Prioritet në procesin e evakuimit kanë: • Fëmijët • Të moshuarit • Personat me aftësi të kufizuara • Familjet në zona të izoluara Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga: • Mjetet e Bashkisë • Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) • Forcat e Armatosura MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me: • Policinë e Shtetit • Njësitë e kujdesit shëndetësor • Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet: • Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm • Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore • Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë. Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›