E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyten rreth 80 hektarë tokë bujqësore në Cakran! Kryeplaku i fshatit Selishtë: Uji rrezikon të dalë në autostradën Levan-Tepelenë

Rreth 80 hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Cakran të Bashkisë Fier.

Dëmet në të mbjella jane tepër të mëdha, ka pohuar kryeplaku i fshatit Selishtë, Ferrik Myftaraj.

Ai ka theksuar se uji rrezikon të dalë në autostradën Levan-Tepelenë.

Muftaraj u shpreh se një situatë e tillë nuk është parë prej 7 vitesh në zonë, ndërsa thekson se bllokimi i autostradës do të paralizonte lëvizjen e automjeteve.

“Ky është një vend që ka pasur atë bazën e vet lumin këtu. Lumi më përpara kalonte para shtëpive. Deri në 2016 nuk kishte dalë. Do edhe 70 centimetra dhe hipën në rrugë, bllokon autostradën Levan-Tepelenë. Ka bërë dëme të mëdha. Të gjitha janë të shkatërruara. E rrezikshme është, ndërprerja e rrugëve dhe bllokimi i kanaleve”, tha ai.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›