LAJM/ TV Klan jep të zgjeruar kronikën e Aleancës KuqeZi kundër Zaganjorit
Share
TV Klan, televizioni që konsiderohet qendër zëri e Sali Berishës, dha një raport të zgjeruar të konferencës së shtypit të Aleancës KuqeZi kundër kandidatit të mazhorancës, Xhezair Zaganjori. Çudia e parë është që dha lajm për Aleancën KuqeZi, dhe çudia e dytë është që ka dhënë një lajm kundër Zaganjorit. Shpjegimi i vetëm është që Berisha po i dërgon sinjal Zaganjorit se i ka ardhur fundi dhe duhet ta kuptojë këtë gjë e të iki vetë nga gara.