LB kundër aksioneve të VV-së

“Lëvizja për Bashkim është kategorikisht kundër veprimeve që çojnë në drejtim të rritjes së acarimit të raporteve në mes partive në skenën e brendshme politike të vendit, është kategorikisht kundër garës për rritjen e ndikimit politik përmes veprimeve të tilla, si ky për synimin e bllokimit të pikëkalimeve kufitare, ku rreziku për eskalim të situatës deri në përplasje të dhunshme, e mbase edhe në gjakderdhje, është tejet i lartë”, thuhet në kumtesën, në të cilën ftohen të gjithë qytetarët “që në veprimet e tyre në radhë të parë ta kenë interesin e përgjithshëm e jo atë individual, grupor apo partiak”.
“Lëvizja për Bashkim i fton qytetarët që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos lejojnë të keqpërdoren e të bien pre e atyre që marrjen apo ruajtjen e pushtetit e kanë synim të vetëm, pa marrë parasysh çmimin që do ta paguajnë qytetarët”.(Telegrafi)