Gallucci: Dhuna çon kah Plani i Ahtisaarit

Sipas Galluccit, pranimi i plotë i Kosovës nga ana e Serbisë, tani për tani, nuk është i mundur dhe se ai nuk do të ndodh pa marrë parasysh se kush do të fitojë zgjedhjet në Serbi.
Kandidatura – më shumë shkop, më pak karotë
Ai konsideron se politika serbe ndaj Kosovës para së gjithash është udhëhequr nga përpjekje të dëshpëruara të Serbisë për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, prandaj nën ndikimin e Uashingtonit dhe Berlinit, BE, sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë ta përdorë kandidaturën më shumë si shkop se sa si karotë.
Sipas mendimit të tij, edhe pse është e mundur që BE do të kërkojë mënyrë për ta mbështetur presidentin e Serbisë Boris Tadiq, krijohet përshtypja se është e mundur që në muajin mars t’i jepet kandidatura Serbisë për t’i ndihmuar atij gjatë zgjedhjeve.
A do të organizojë Serbia zgjedhje në Kosovë?
Gallucci mendon se Prishtina do të vazhdojë të aplikojë presion ndaj serbëve të veriut, të cilët duket se janë të gatshëm të mbajnë referendum gjatë muajit shkurt dhe gjithashtu t’i mbajnë barrikadat.
“Reagimi i tyre ndaj implementimit të marrëveshjes rreth kalimeve administrative, i arritur në fund të vitit dhe mënyra se si KFOR dhe EULEX do të veprojnë në teren do të vendos se sa e rënd do të jetë pranvera e ardhshme në veri”, ka shkruar Gallucci.
Sipas tij, vendet e Kuintit do të aplikojnë presion mbi Beogradin që të mos mbaj zgjedhje në Kosovë dhe do t’i kërkojnë që t’i tërheq institucionet e saja paralele në veri.