Shutanovac-Kuçit: Nuk na ndaloni dot hyrjen në Kosovë

Ky është qëndrimi i Beogradit, shkruajnë sot mediat kosovare.
Sipas tyre, zyrtarët e Beogradit këtë deklaratë të Kuçit e interpretojnë si "marketing të Prishtinës për përdorim të brendshëm".
Mediat kosovare i referohen deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, dhënë për gazetën serbe "V. Novosti". Ai ka deklaruar se, mesazhe të tilla të Prishtinës jo vetëm që nuk i kontribuojnë dialogut të dy palëve, por edhe cenojnë lirinë e qytetarëve dhe e komplikojnë më tutje jetën në Kosovë.
"Paaftësia e qartë e autoriteteve të Prishtinës për të vendosur një rend demokratik shihet edhe nëpërmjet shkeljeve të të drejtave të njeriut si dhe të drejtave të minoriteteve me kërcënime dhe manipulime konstante. Mesazhi i paqes të cilin presidenti Tadic e adresoi nga Deçani ka hasur në dënimin e atyre për të cilët paqja nuk është në interes sepse janë mësuar të notojnë vetëm në ujëra të turbullta", ka thënë Shutanovac. (ballkanweb)