Zotohen për respekt

Partitë politike janë zotuar se do të respektojnë rregullat e zgjedhjeve dhe do të bëjnë fushatë korrekte dhe në respekt të kundërshtarëve.
Të ftuar nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, përfaqësues të subjekteve të certifikuara për zgjedhjet e 15 nëntorit, të martën kanë nënshkruar Kodin e Mirësjelljes prapa të cilit ato marrin obligime për të treguar pjekuri politike gjatë 30 ditëve sa ato do të jenë në gjueti të votuesve.
Nënshkrimi i këtij kodi është bërë 9 orë para se zyrtarisht partitë të nisin fushatën për zgjedhjet të cilat mbahen për herë të parë në Kosovën e pavarur.
Presidenti Fatmir Sejdiu ka shfaqur besimin se zotimi publik i subjekteve politike për Kodin e Mirësjelljes do të kontribuojë për të forcuar përkushtimin e Kosovës për zgjedhje demokratike në vend. Sipas tij, me këtë akt solemn u premtohet gjithë qytetarëve të vendit se do ta promovojnë aktivisht këtë kod të mirësjelljes dhe do të vëzhgojnë zbatimin e tij.
Ky proces zgjedhor për herë të parë do të menaxhohet nga institucionet e vendit tonë, ndërsa organizatat dhe miqtë tanë ndërkombëtarë do të kenë rolin e vet të veçantë ndihmës dhe monitorues, ka thënë Presidenti.
Përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë kanë apeluar për proces të qetë zgjedhor në Kosovë më 15 nëntor.
Ambasadori i SHBAsë në Kosovë, Christopher Dell u shpreh se këto zgjedhje do të jenë jetike për ecjen e mëtejme të shtetit të Kosovës, ndërkohë që u ka bërë thirrje kandidatëve në garë që të angazhohen për zgjidhjen e problemeve elementare të qytetarëve.
Duhet të kemi parasysh se në fund të fundit këto janë zgjedhje lokale dhe ky është një rast që njerëzit të votojnë për gjërat që prekin jetën e tyre të përditshme, shkollat, rrugët, ndriçimin e rrugëve, mbledhjen e mbeturinave, krijimin e vendeve të reja të punës në nivel lokal, ka thënë Ambasadori Dell.
I njëjti mesazh është dhënë edhe nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Suedisë në Kosovë, në emër të Presidencës së Bashkimit Europian.
Mund tju siguroj të gjithëve se këto zgjedhje do të vëzhgohen me kujdes nga qendrat europiane dhe më gjerë dhe do të shërbejnë si pikë e rëndësishme e referencës për progresin aktual demokratik në Kosovë, është shprehur Ambasadorja Ingrid Johanson.
Fryma e fushatës zgjedhore në Kosovë do të fillojë qysh në minutën e parë të ditës së enjte.
Kandidati i LDKsë për Kryetar të Prishtinës e ka bërë këtë mbrëmë në orën 00:01, duke lëshuar në terren një grup vullnetarësh nga selia e Shtabit Zgjedhor të LDKsë në Lagjen Pejton të Prishtinës. Por zyrtarisht, fushata e LDKsë fillon në orën 18 me një tubim në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
AAKja hap fushatën e saj në orën 13:00, të enjten, në Pallatin e Rinisë. Derisa, AKRja dhe LDDja hapin fushatën e tyre në mesditë, në Sheshin Nëna Tereze.