E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD: Zgjedhjet e parakohshme, të pashmangshme

Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) konsideron se zgjedhjet e parakohshme në vend janë të pashmangshme. Ndërsa zhvillimet e fundit rreth koalicionit, sipas LDD-së, tregojnë se ai është i paqëndrueshëm e jofunksional dhe se është ndërtuar mbi bazën e interesave personale.

Zhvillimet e fundit politike në institucionet e vendit, e në veçanti sjelljet e dy partnerëve të koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, japin pasqyre të errët për institucionet e shtetit të Kosovës, vlerësoi sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulzim Zeneli, në një konferencë për gazetarë.

Kjo sjellje është porosi se në vend nuk ekziston politika shtetërore dhe se koalicioni aktual PDK-LDK është i projektuar mbi bazën e interesave personale. Veprimet e parmbrëmshme dhe deklarimet politike të dy partive në koalicion tregojnë se është i paqëndrueshëm dhe jofunksional pushteti aktual dhe se dhe se është ndërtuar mbi bazën e politikës së shantazheve dhe konspiracionit, tha Zeneli.

Ai akuzoi pushtetin aktual për pandershmëri, amoral dhe jopërgjegjësi. Derisa PDK-ja, sipas tij, shantazhon, partneri tjetër i koalicionit LDK, sillet me standarde të dyfishta. Në njërën anë qëndron në qeveri, ndërsa në anën tjetër sillet si opozitë.

Kjo është lojë e ndytë, e cila bëhet para qytetarëve të vendit:, u shpreh Zeneli, sipas të cilit, faturën e tërë kësaj loje do ta paguajë perspektiva dhe e ardhmja e vendit.

Sekretari i LDD-së theksoi se kjo lojë bëhet me qëllim të përfitimeve partiake, para raundit të dytë të zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›