Një pjesë e Prishtinës, nesër pa rrymë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se lagjja Kodra e Trimave dhe disa fshatra të komunës së Prishtinës, nuk do të kenë rrymë gjatë ditës së diel, për rreth 12 orë.
Me qëllim të realizimit të punëve në kuadër të projektit për rehabilitimin e nënstacionit 220/110 kilovolt Kosova A, nga ora 6 deri në 18, do të bëhet shkyçja e zbarrave 110 kV në Nënstacionin Kosova A, që janë asete të KOSTT-it, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet e KOSTT-it pa furnizim do të mbetet Nënstacioni Prishtina 5, derisa Nënstacioni Palaj do të mbetet pa furnizim në anën 110 kV.
Konkretisht pa energji elektrike nga ndalja e nënstacionit të KOSTT-it, Prishtina 5 do të mbesë 2/3 e lagjes Kodra e Trimave të Prishtinës, pastaj fshatrat Barilevë, Prugovc, Drenocvc, Bërnicë, Bardhosh, Siçevë, Sharban, Llukar, Makovc, Butovc, Siridoll dhe Kolovicë.
Ndërkaq varësisht nga ngarkesa, mund të ketë reduktime të pjesshme në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.