Ngrihen çadrat e protestuesve
UPDATE - (Dita e pare e protestes) Ka nisur ngritja e çadrave ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Siç edhe ishte paralajmeruar, perfaqesi te medha te protestuesve do te qendrojne tri dite e tri nete ne bulevard. Organizatoret e PS-se bejne te ditur se protestuesit do te shoqerohen nga deputetet e PS-se, te cilet do nderrohen pergjate tri neteve.
Perqendrimi me i madh eshte perpara kryeministrise, ku disa protestues pak me pare kane nisur madje edhe te kercenin. Cadrat dhe gjithcka tjeter sipas organizatoreve do te qendrojne ne shesh deri te dielen ne mesdite.
***********
Kanë përfunduar fjalimet, por jo protesta e Partise Socialiste në Bulevardin Dëshmoret e Kombit. Mijëra qytetare do të flene ne çadra. Protesta e PS-se duket se do vazhdoje gjatë. Ajo eshte e pazakonte per menyren dhe kembenguljen me te cilen po zhvillohet. Pershtypjen me te madhe protesta e ka lene me pjesemarrjen e jashtezakonshme, madje me shume se ne protesten e heshtur per Gerdecin, qe ka qene nje nga me masivet ne historine e protestave jo te pakta te Bulevardit Deshmoret e Kombit.
Fjala e Rames eshte nderprere disa here nga thirrjet e qytetareve qe kerkojne largimin e Berishes.
Ndërsa theksoi se zgjedhjet e manipuluara zvarrisin rrugën e Shqipërisë drejt integrimit, Rama paralajmëroi se në rast të moshapjes së kutive opozita do të kërkojë me forcë largimin e qeverisë:
'Nëqoftëse qeveria s'ka kurajo të bëjë bashkë me opozitën transparencën e zgjedhjeve, duke hapur kutitë në sytë e publikut për të marrë të gjitha masat ligjore, që çdo shkelës i ligjit në këtë proces zgjedhor të çohet para drejtësisë dhe çdo përmirësim ligjor të bëhet nga parlamenti, atëherë s'ka as arsye që vetë qeveria të qëndrojë mbi kutitë e mbyllura.
Shkurt e troç: Nëqoftëse kutitë do të mbahen forcërisht të mbyllura, ne do të kërkojmë me forcë largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, - theksoi Rama.
Protestën e ka hapur Gramoz Ruci, i cili u shpreh se nuk ka terheqje ne kerkesen per transparencen e votimeve te qershorit, pasi nuk mund te tolerohet marrja e pushtetit nga kasta aktuale padrejtesisht.
"Berisha, hap kutite e votimit sot, pasi neser do te jete shume vone!", tha Ruci, fjala e te cilit u prit me ovacione nga te pranishmit.
Më pas ka folur kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, që theksoi se Shqiperia nuk ka nje lidership qe ta ccoje vendin ne Bruksel, pasi drejt Bashkimit Europian shkohet vetem me transparence. "Ne duam nje shtet te se drejtes se lire", theksoi Dule.
Ndërsa demokristiani Nard Ndoka u shpreh ne podiumin e ngritur para Kryeministrise se "i bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme ne respekt te ligjit te mos perkulet nga presionet politike per te hetuar zgjedhjet".
Lideri i radhes qe mori fjalen para protestuesve ishte ai i i Demokracise Sociale, Paskal Milo, i cili kerkoi zgjedhje me rregulla loje, me arbiter te besueshem dhe jo nga kriminele te liruar nga burgjet.
"Kauza jonë është e rëndësishme, nuk ka të bëjë me emrat e kandidatëve që iu mohua e drejta për të na përfaqësuar në Parlament. Thelbi është tek demokracia e dhunuar dhe e nëpërkëmbur, ku shqiptarët kanë mungesa të lirisë, për të votuar të lirë, për të administruar vullnetin në kutitë e votimit", u shpreh Milo
Namik Dokle, deputeti i Partisë Socialiste në fjalën e tij gjatë protestës përpara kryeministrisë, ka kërkuar si deputeti më i vjetër i kësaj partie që të happen kutitë e votimit. Dokle ka përsëritur edhe një herë se pa hapjen e kutive nuk ka kthim në parlament.
"Ne nuk shkojmë në Parlament pa u plotësuar kushtet e shqiptarëve, nuk shkojmë në Parlament pa u hapur kutitë e vjedhura, ne nuk shkojmë ne Parlament përderisa deputetët duken si kuaj të vjedhur. Qendroni me ne se edhe ne do qëndrojmë me ju" ka theksuar Dokle.
Ndersa deputetja e PS-se, Valentina Leskaj tha se "arsyeja që prej 4 muajsh na mban peng që prej 28 qershorit është mbyllur në kutitë që po mban peng Berisha"
Sipas Leskaj, sot po protestohet për një kauz të madhe dhe jo për një kauz personale, protestohet për ti dhënë fund sundimit të kësaj qeverie.
"Shqipërisë i mungon e drejta e votës, jemi ketu për një kauz të madhe jo personale, kjo është e drejta e qytetarisë që ju e keni denoncuar në cdo qytet, në emër të lirisë dhe demokracisë, për ti dhënë fund sundimit të Sali Berishës. Shqipëria nuk qeveriset por sunddohet, por ne jemi të vedosur ti shkojmë deri në fund kauzës tonë", thotë Leskaj.
PS dhe partite mbeshtetese nisen nje protestë maratonë ne oren 16:00 dhe është parashikuar të zgjasë plot tre ditë e nete. Tirana eshte thuajse e gjitha e bllokuar. Bulevardi Deshmoret e Kombit, prej kryeministrise e deri ne Sheshin Skenderbej eshte i mbushur me protestues. Nje pjesemarrje e tille nuk eshte pare as ne mitingun permbylles te opozites ne fund te fushates elektorale.
Pjesemarrja e larte, ka shkaktuar edhe bllokim thuajse total te trafikut per shkak se te gjitha rruget kryesore te kryeqytetit kane dalje ne bulevardin kryesor, ku per momentin eshte krejt e pamundur te kalohet.
Ne te gjitha akset prane bulevardit ka forca te shumta policie te rendit dhe rrugore si dhe persona civile me radiomarrese ne duar.