LDD mbetet parti me vizion
Proçesi zgjedhor i 12 dhjetorit, proçesi i rivotimit më 9 janar, si dhe situata politike në vend pas zgjedhjeve të kontestuara kanë qënë temat të cilat janë trajtuar në takimin e rregullt të Kryesisë së LDD-së, me kryetar të degëve, të kryesuar nga kryetari Nexhat Daci.
Kryesia e LDD-së dhe kryetarët e degëve edhe në këtë takim konfirmuan vazhdimësinë e vizionit dhe politikave të LDD-së, pro shtetit kushtetues dhe interesave shtetërore.
“Kryesia e LDD-së i bën me dije anëtarësisë së gjerë se në afatin sa më të shkurtër kohor do të dal me analizën e proçesit zgjedhor të zgjedhjeve nacionale 2010”, thuhet në një deklaratë të LDD-së.
Përfaqësuesit e degëve edhe me këtë rast, u zotuan për të punuar në realizimin e konceptit politik dhe vizionit të LDD-së, duke vlerësuar se pavarësisht proçesit të manipuluar zgjedhor dhe rezultatit të këtij proçesi, LDD mbetet parti me vizion të qëndrueshëm në mbrojtje të interesave shtetërore dhe synimeve demokratike të qytetarëve të Kosovës.