E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove rinumerim dhe per 9 janarin

Edhe votat e hedhura në pesë komuna të Kosovës më 9 janar po rinumërohet. Qendra e Numërimit dhe Rezultateve menjëherë pas vendimit të KQZ ka nisur rinumërimin 92 vendvotimeve, ku dyshohet se parregullsitë më të mëdha të kenë ndodhur në votat e kandidatëve të të njëjtës parti.

Ndërkohë,  Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa po shqyrton me urgjencë 61 ankesat e subjekteve politike në lidhje me parregullsitë e evidentuara në pesë komunat ku u përsëritën zgjedhjet. Edhe zgjedhjet e nëntë janarit janë kritikuar ashpër nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Misioni Evropian që vëzhgoi zgjedhjet e  9 janarit ENOMO përmes një deklarate ka shprehur shqetësim për numrin e madh të parregullsive, të cilat sipas këtij misioni kanë ndikuar dukshëm ne besimin e procesit demokratik në Kosovë.

“Thyerja e fshehtësisë së votës përmes votimit familjar ose në grup, ka qenë rregull dhe jo përjashtim në shumë vende, gjë që është raportuar nga vëzhguesit e ENEMO-s në 38% të vendvotimeve të vizituara në rivotimin e 9 janarit”, thuhet në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›