LDD nuk do të bashkohet me LDK-në

Nexhat Daci ia ka këputur shpresat Isa Mustafës për bashkimin e LDD-së me LDK-në.
Lideri i dardanëve ka thënë për “Express” se shkrirja nuk do të ndodhë kurrë derisa ai ta udhëheqë partinë.
Mbase e njëjta gjë mund të thuhet edhe për shumë dardanë.
“Lidhja Demokratike e Dardanisë nuk do të shkrihet kurrë, derisa ta udhëheq unë”, ka deklaruar Daci.
Por, Daci pohon se është i hapur për bashkëpunim me LDK-në dhe me partitë e tjera./Indeksonline/