Tërmet në jugperëndim të Maqedonisë

Një tërmet me intensitet prej 3,7 shkallë sipas Shkallës makroseizmike evropiane mbrëmë ka goditur pjesën jugperëndimore të Maqedonisë.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 20 kilometra nga qyteti i Resnjës. Observatori seizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup informoi se tërmeti është ndjerë rreth orës 21:18./Indeksonline/