E Diel, 1 Nëntor 2026

LDD shpreh shqetësimin për situatën politike

Prishtinë - Lidhja Demokratike e Kosovës ngriti shqetësimet e saj lidhur me aktualitetin politik në Kosovë, në veçanti rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale nga presidenti Fatmir Sejdiu.

Përmes komunikatës së lëshuar nga zëdhënësi i saj Armend Baloku, LDD vlerëson se “neglizhenca e treguar ndaj përcaktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve, shton dyshimin tek qytetarët e Kosovës, se koalicioni qeverisës po kalkulon fituesin para ditës se votimit”.

Lidhja Demokratike e Dardanisë kërkon nga institucionet kosovare të tregohen më serioze ndaj obligimeve kushtetuese dhe të demonstrojnë konkretisht zbatimin e tyre, duke përfshirë këtu mes tjerave edhe caktimin e datës se zgjedhjeve lokale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›