E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve

Zagreb -Në Kroaci po zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Zgjedhjet po zhvillohen për të zgjedhur prefektët në nëntë rrethe dhe kryetarët e bashkive në 221 qytete dhe komuna. Qendrat e votimit do të mbyllen rreth orës 17:00 GMT, ndërkohë që rezultatet e para pritet të dalin në mbrëmje.

Rreth katër milionë zgjedhës do të marrin pjesë në këto zgjedhje, që përbëjnë një test për konservatorët në pushtet, të vënë në provë nga efektet e rënda të krizës ekonomike botërore që e detyruan qeverinë të merrte masa jopopullore. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, partia konservatore në pushtet mori 14 nga 21 qarqet, megjithë ndikimin në rritje të krizës ekonomike.

Opozita fitoi të katër qytetet kryesore, përfshi edhe kryeqytetin, Zagreb, që e fitoi Partia Socialdemokrate (SDP), duke nënvizuar ndarjen e zonave urbane dhe rurale për kandidatin e BE-së.n

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›