E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, shpërthim në minierë: 25 të vdekur

Pekin - Një shpërthim gazi në një minierë në jugperëndim të Kinës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 25 personave, bëri të ditur sot media shtetërore, lidhur me aksidentin më të fundit vdekjeprurës në minierat e vendit. Mësohet se të paktën 20 minatorë të tjerë kanë mbetur të bllokuar në galeritë e nëndheshme të minierës pas shpërthimit në minierën shtetërore në Chongqing.

Vetëm gjatë vitit 2008 në Kinë kanë humbur jetën rreth 3000 minatorë në minierat e qymyrgurit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›