E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja e demit

Madrid - Në një ndeshje me dema, që konsiderohet edhe si një nga burimet më të rëndësishme të turizmit spanjoll, por edhe më të kritikuar nga organizatat që mbrojnë kafshët, një dem ka plagosur mjaft rëndë një matador duke e qëlluar me brirë.

Në festivalin San Isidro që organizohet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, matadori spanjoll Israel Lancho pasi irritoi në arenën Las Ventas keqazi demin që e qëlloi për një kohë të gjatë me shpatë dhe heshtë, u plagos rëndë nga demi që e qëlloi me brirë.

Çdo vit, miliona turistë ndjekin këtë mynxyrë që u bëhet demave në Festivalet San Isidro dhee San Fermin, pavarësisht reagimeve të ashpra të organizatave në mbrojtje të kafshëve. Spanja që është njëkohësisht anëtare e BE, përfiton me miliarda euro nga “turizmi i demave”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›