Ndryshimet klimaterike, shkëncëtarët: Mot ekstrem, merrni masa
KAMPALA-Vala e të nxehtit do të vijojë të rritet, shirat do të jenë të fuqishëm, përmbytje të mëdha, ciklone, rrëshqitje të tokës, thatësira të shumta do të jenë tepër intensive në globin tokësor përgjatë gjithë këtij shekulli për shkak të ngrohjes globale. Ky ishte alarmi që dhanë sot shkencëtarët në Panelin Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës, shkruan Reuters.
Shkencëtarët e këtij paneli u bënë thirrje shteteve që marrin masa për të përballuar katastrofat pasi vihet një rrezik në rritje për njeriun nga ndryshimet klimaterike, thotë një raport lëshuar në Ugandë.
I publikuar dhjetë ditë para bisedimeve ndërkombëtare për ndryshimet klimatike në Durban, raporti paraqet analizën e parë të madhe të Kombeve të Bashkuara rreth ndikimit të ngrohjes globale mbi ekstremet e motit dhe mënyrat për t’i menaxhuar ato më së miri.
Raporti jep probabilitet e ndryshme bazuar tek skenarë të emisioneve mbi efektet serë, por e vërteta është se moti ekstrem është në rritje dhe kjo do të rrisë shumë probleme tek njerëzit.
“Është e sigurt se frekuenca dhe magnituda e temperaturave të ngrohta ditore do të rriten në shkallë globale”, thotë raporti i Panelit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës.
"Është shumë e mundshme që gjatësia, frekuenca ose intensiteti i valës së të nxehtit do të rritet," shtuan shkencëtarët.
Pritet që në këto 20 vitet e para të këtij shekulli, vala e të nxehtit të rritet me 1 deri 3 gradë C në mes të shekullit të 21 me 2 deri ne 5 C dhe më tepër në fund të këtij shekulli.
Shkencëtarët shpjegojnë efektet e të nxehtit tek njeriu, por më pak ato që mund t’i shkaktohen shëndetit nga përmbytjet apo rreshqitjet.
Rreziqet e paraqitura nga moti gjithnjë e më të çrregullt janë vërtetuar dhe nga fatkeqësitë në vitet e fundit, të tilla si përmbytjet në Tajlandë dhe Australi, thatësirat në Afrikën Lindore dhe Rusi dhe uraganet në Karaibe.
Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se premtimet globale për të ulur emetimet e gazeve serë CO2 dhe premtime të tjera nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar ngrohjen e planetit me përtej 2 gradë Celsius. Shkencëtarët thonë se rreziqet e pragut të një moti të paqëndrueshëm ekstrem klimatik do jetë i zakonshëm.
"Mesazhi tani është i qartë. Nëse deri dje kërkonim të shmangnim ngrohjen globale, sot duhet të vemë në zbatim gjëra të zgjuara që të reduktojmë rrezikun e humbjeve nga fatkeqësitë natyrore”, tha një prej hartuesve të raportit, Chris Fields për Reuters.
Alarmi vjen në një moment kur popullsia botërore ka arritur 7 miliardë dhe problem në vende të botës së tretë është ushqimi.
Ndërkohë sipas parashikimeve në vitin 2050, popullsia botërore pritet të arrijë 9 miliardë.
(d.bonollari/BalkanWeb)