Diskriminimi vetem 6 ankesa. Ligji nuk funksionon ende
Gjatë vitit 2010 në zyrën e komisioneres për mbrojtjen nga diskriminimi janë depozituar vetëm 6 ankesa. Natyra e tyre ka qenë e ndryshme ku kryesisht ka qënë diskriminim në ambientet e ndryshme te punes si në institucionet publike dhe ato private. Komisionerja Irma Baraku shprehet se gjatë vitit 2010, institucioni që u ngrit për mbrojtjen e qytetarëve nga diskriminimet ka ndeshur vështirësi pasi buxheti ka qënë i pamjaftueshëm.
“Përsa i takon llojit të ankesave përgjithësisht vijnë në fushën e punësimit. Megjithatë ka dhe ankesa të natyrave të tjera ku shkak mund të jetë orientimi seksual. Ankesat janë brenda afeteve të shqyrtimit. Ne kemi hedhur hapat e para që kanë qenë njoftimi i subjekteve ndaj të cilave është bërë ankimi. Ka pasur institucione publike, ka pasur individë të ndryshëm si dhe subjekte private” tha Irma Baraku, komisionere për mbrojtjen nga diskriminimi.
Ministri i Punës Spiro Ksera u shpreh se miratimi i ligjit kundër diskriminimit do të fillojë që në bankat e shkollës me kurrikula të veçanta, që ndalojnë atë dhe ju mësojnë nxënësve sjelljet e duhura.
“Sfida jonë qëndron në hartimin dhe zbatimin e politikave të posaccme dhe të përkohshme që garantojnë mbrojtjen reale nga ccdo lloj diskriminimi. Përfshirjen në programin mësimor të koncepteve dhe veprimeve kundër modeleve të sjelljes diskriminuese” tha ministri Ksera.
Ligji kundër diskriminimit është miratuar në vendin tonë në shkurt të vitit 2010.
Edlira Sulejmani