LDK: Dita e Flamurit i gjen shqiptarët më të unifikuar

Nesër shqiptarët kremtojnë 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit Kombëtar, datë kjo që përkon me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, 99 vjet më parë nga Ismail Qemajli në Vlorë.
Mustafa ka thënë se sot, Dita e Flamurit i gjen shqiptarët më të unifikuar se kurrë në udhën drejt integrimit të plotë në familjen e madhe euroatlantike.
“Kështu, jetësimi i kësaj ëndrre sublime të shumë brezave shqiptarë, tashmë ka nisur të marrë formë; kombi ynë po rikthehet në vendin e vet të natyrshëm, në djepin e kulturës europerëndimore. Prandaj, ritheksojmë se 28 Nëntori i flamurit kombëtar do të mbetet përgjithmonë një ditë e shënuar e historisë sonë dhe e përpjekjeve shekullore të kombit tonë për liri, pavarësi dhe paqe në këtë pjesë të Evropës Juglindore dhe kudo në botë”, thuhet në urim.