LDK Katrahure me politiken e jashtme
LDK ka adresuar sot një seri kritikash ndaj qeverisë kosovare, e cila sipas saj po dëmton imazhin e Kosovës dhe procesin e njohjeve me papërgjegjshmërinë e saj.
“Qeveria e Kosovës, me konfuzionin total që ka krijuar në fushën e politikës së jashtme, me përplasje kompetencash dhe interesash brenda vetë asaj, po e dëmton seriozisht imazhin e Kosovës dhe procesin jetik të njohjeve”, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Sipas LDK, procesi i njohjeve po trajtohet si një cështje private dhe në terma private, gjë që e ka kthyer atë në një garë të pakuptimtë, ku secili kërkon të marrë merita që nuk i takojnë.
“Vetëm gjatë javës së fundit, për shkak të përplasjeve të brendshme, qeveria nuk ka arritur të sqaroje se kush e ka njohur Kosovën dhe kush jo”, thuhet më tej në deklaratë.
Kosova, nga sa kanë raportuar në ditët e fundit mediat lokale, është njohur nga shtetet afrikane të Gibonit, Arika Qendrore, Guinea Konakri, Benini dhe Nigeri.
Ndërkohë, misteri mbetet mbi Nigerinë, për të cilën u tha se e njohu pavarësinë, por më vonë u përgënjeshtrua.
Mësohet se në Nigeri, autoritetet e larta të shtetit po përplasen për cështjen e Kosovës, pasi dikush do që ta njohë dhe dikush jo.
Burime brenda MPJ-së bëjnë të ditur se presidenti Goodluck Johnathan ka dhënë pëlqimin e tij për njohjen dhe ka dërguar rekomandimin në Parlament, por ministri i Jashtëm e ka shpërfillur atë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Thaci: Plani për veriun nuk mund të pengohet
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se të premten do të nisin veprimet e Qeverisë së Kosovës të koordinuara me faktorin ndërkombëtar për vënien e kontrollit të plotë në pikat kufitare 1 dhe 31, ndërsa ka thënë se këto veprime nuk do të mund të pengohen në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nga strukturat kriminale, të organizuara nga Beogradi zyrtar. Mitrovicë, serbët kërcënojnë me bllokime rrugësh
Finalizimi i marrëveshjes për të rivënë në funksionim dy pikat kufitare në veri të Mitrovicës, duket se ka acaruar edhe më tepër serbët e Kosovës.
Nigeri, përplasje për Kosovën
Autoritete të larta të shtetit të Nigerisë janë përplasur për Kosovën. Dikush do ta njohë Kosovën shtet, dikush jo. Kembell, këshilltar i Thacit
Alister Kembell i rikthehet sërish marrëdhënieve me publikun. Kësaj here jo për Toni Bler, por për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci. Kosovë, të vuash për vizë kroate
Në rast se mund t’ju besohej deklaratave të kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit Thaçi dhënë para pak javësh në Prishtinë, shtrohet pyetja se përse shtetasit kosovarë së paku nuk janë të lehtësuar në procedurat e marrjes së një vize kroate.
Lajmet kryesore
Miniera e Bulqizës po “varroset“
Bello: Nuk është hapur pusi, shfrytëzim i paligjshëm
Biznesi ankohet për referencën
Thaci: Plani për veriun nuk mund të pengohet
Arvizu: Atentati ndaj Konomit, i tmerrshëm
Dollapi: Gjoba për shpërdoruesit e ujit