E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri “Metropol”, çel sezonin e ri me dy shfaqje

Teatri “Metropol”, e nis sezonin e ri artistik në datë 15 shtator, me dy shfaqje njëkohësisht. Komedia “Lagja 45” me regji të Genti Bejko dhe shfaqja "Çdo të hënë në orën 13:30", e cila vjen nga regjizorja e re, Renata Caci. Genti Bejko vjen me një komedi situate e improvizuar që do të jepet në sallën `Shekspir”, në orën 20:00 e ndërsa shfaqja tjetër do të jepet në sallën “Bodrum”, po në orën 20:00.
 

Çdo të hënë, në orën 13:30 është një pjesë vetëm rreth femrave, por që meshkujve me siguri u intereson shumë. Kjo pjesë na zbulon se çfarë bëjnë gratë, kur burrat nuk janë prezent.
 

Sezoni artistik në teatrin “Metropol” pritet të jetë i larmishëm. Shfaqja e radhës që pritet të ngjitet në skenë e këtij teatri, për publikun e kryeqytetit është "Gratë në Parlament" dhe “Shtëpia e Bernard Albës”, ku do të vijë ën interpretimin e aktores Luiza Xhuvani. Deri në përfundim të 2011-tës do të vihen në skenë 6 shfaqje.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›