LDK: Kërkesa e PDK-së është absurde

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron absurde një kërkesë të tillë të PDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pse të distancohet nga pretendimet dhe veprimet që nuk kanë të bëjnë me të.
PDK-ja e ka gabuar adresën, meqë Enver Sekiraça nuk ka patur dhe nuk ka asnjë funksion në Lidhjen Demokratike të Kosovës, asnjë lidhje me LDK-në dhe nuk ka folur e nuk flet në emër të LDK-së. Qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës i bën publike kyetari i saj, strukturat drejtuese dhe askush tjetër.
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se PDK-ja, me deklarata të tilla absurde, po përpiqet ta largojë vëmendjen nga mosmarrëveshjet e brendshme dhe kaosi që e ka përfshirë.
Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje PDK-së që të heqë dorë nga manipulimet e kësaj natyre dhe të tregojë seriozitet në raportet me partitë politike dhe në komunikimet publike.